Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Krasniqi, merr pjesë në aktivitetin shkencor nderkombetar të Universitetit të Freibergut me Fokus në Ekonominë Rrethore

Prof. Assoc. Dr. Ibrahim Krasniqi, pedagog në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe ish-student i universiteteve gjermane Freiberg (studimet e magjistratures) dhe ish student I Universitetit te Clausthalit (studimet e Doktoratures), mori pjesë në në aktivitetin shkencor nderkombetartë Universitetit të Freibergut, të organizuar në bashkëpunim me DAAD. Këtë vit, ngjarja iu kushtua temës së Ekonomisë Rrethore.

Me ftese te DAAD dhe Universitetit te Freibergu , në këtë aktivitet ndërkombëtar, Prof. Krasniqi mbajti një prezantim me temën:
“Ekonomia Rrethore në Ekonomitë në Zhvillim: Rrugëtimi drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm”

Ai theksoi rëndësinë e kalimit nga modelet lineare në ato rrethore të zhvillimit, sidomos për vende si Kosova. Pikat kryesore përfshinë:

  • Përdorimin e inovacionit dhe teknologjisë për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve;
  • Modelet “mbeturinë-në-energji” dhe qendrat 3R (Redukto, Ripërdor, Riciklo);
  • Rolin e universiteteve në edukim dhe avokim për politika të qëndrueshme;
  • Rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrjeteve alumni si DAAD.

Prof. Krasniqi falënderoi DAAD, Universitetin e Freibergut dhe ekipin organizativ për mundësinë që të ndajë eksperienca dhe të kontribuojë në diskutimet për një të ardhme më të qëndrueshme.

Go to Top
🎓Programet 2025/26