Në kuadër të projektit nga MASHT dhe “Higher Education Intervention 2025” ne Fakultetin e Agrobiznesit pranë Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, sot u mbajt një Seminar në “Prezantimin e programit mësimor të bazuar në hulumtime në sistemet e prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit të lëndëve të para të produkteve të pjekjes”. Udhëheqja e Seminarit u realizua nga udhëheqësit e Projektit: Prof.dr. Nexhdet Shala, Prof.dr.Ibrahim Hoxha, Prof. dr. Arsim Elshani. Prezantimet vazhduan nga Prof.dr.Xhezair Idrizi Universiteti i Tetovës PhD Durim Alija Universiteti i Tetovës, Prof.dr. Zarife Bajraktari Universiteti i Mitrovicës, Prof.ass.dr. Fejzullah Beha, Prof.ass.dr. Filip Ruxho, Prof.asoc.dr. Nazmi Hasanaj, Prof.dr. Ismajl Cacaj, Studentetja Erodita Morina, Flatron Kuqi, dhe prezent ishin edhe student nga Fakulteti i Agrobiznesit.





























