Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është përfshirë për të dytin vit me radhë në Times Higher Education Impact Rankings, renditja globale që mat ndikimin e universiteteve në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara.
Kjo përfshirje e vazhdueshme e bën UHZ-në të vetmin universitet publik në Kosovë që ka arritur të jetë pjesë e kësaj platforme ndërkombëtare, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj arsimit cilësor, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë shoqërore.
Në edicionin e vitit 2025, Universiteti “Haxhi Zeka” është vlerësuar në disa fusha kyçe:
• SDG 1 – Pa Varfëri (401–600)
• SDG 4 – Arsim Cilësor (401–600)
• SDG 8 – Punësim i Denjë dhe Rritje Ekonomike (601–800)
• SDG 11 – Qytete të Qëndrueshme (801–1000)
• SDG 14 – Jeta nën Ujë (601+)
• si dhe disa fusha të tjera në bandën 1001+
Krahasuar me vitin 2024, universiteti ka zgjeruar dukshëm numrin e fushave ku është vlerësuar, duke rritur ndikimin e vet ndërkombëtar dhe duke afirmuar rolin e tij si një institucion i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, barazisë, dhe përfshirjes shoqërore.
Universiteti “Haxhi Zeka” do të vazhdojë të forcojë misionin e tij për të qenë një qendër arsimore, kërkimore dhe qytetare në shërbim të rajonit dhe më gjerë.