Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Fillon implementimi i projektit “IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE TË INDUSTRISË NË RAJONIN E DUKAGJINIT DHE MË GJERË” i financuar nga MASHTI 

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në kuadër të projektit “IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE TË INDUSTRISË NË RAJONIN E DUKAGJINIT DHE MË GJERË”, financuar nga MASHTI, duke marrë pjesë në trajnimet për analizën e të dhënave dhe përdorimin e programit SPSS

Ka filluar implementimi i projektit “IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE TË INDUSTRISË NË RAJONIN E DUKAGJINIT DHE MË GJERË në kuadër të skemës së garantëve Programi i mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës i financuar nga MASHTI nëpërmjet projektit HEI’25 që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatohet nga dy organizata partnere – Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Nëpërmjet këtij projekti synohet realizimi i fazës së II-të të Hulumtimit të tregut, respektivisht “Identifikimi i nevojave të tregut në rrafshin e Dukagjinit”. 

Në këtë projekt marrin pjesë studentët nga departamentet në gjuhën boshnjake dhe gjuhën shqipe të Universitetit “Haxhi Zeka”, ku përpos hulumtimit të tregut, pjesëmarrësit do të përfitojnë nga dy trajnime të rëndësishme. 

Trajnimi i parë ka të bëj me programin SPSS, i cili është një mjet i fuqishëm për analizën e të dhënave statistikore dhe kërkimore. Ky program është esencial për ata që janë të angazhuar në fushën e kërkimeve dhe analizave. Trajnimi i dytë është për Analizën dhe përpunimin e të dhënave, një aftësi tjetër kyçe për studentët që duan të bëhen të aftë në interpretime dhe përdorimin e informacionit të mbledhur për të nxjerrë përfundime të vlefshme dhe të aplikueshme për nevojat e tregut.

Në këtë mënyrë, ky projekt jo vetëm që përmirëson cilësinë e edukimit dhe zhvillimin profesional të studentëve, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e kushteve të industrisë dhe ekonomisë, duke ofruar një lidhje më të ngushtë midis universitetit dhe tregut të punës.

Leave a comment

Go to Top
🎓Programet 2025/26