Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Idetë e Gjelbra marrin zemër në universitetin “Haxhi Zeka’ në Pejë!

Studentët prezantojnë ide për biznese të gjelbra në UHZ, Pejë – Gara për Ide të Gjelbra

Gara për Ide të Gjelbra që u mbajt në kuadër të projektit EcoPulse, i cili financohet nga universiteti “Haxhi Zeka” i tejkaloi të gjitha pritjet!

Salla ishte plot energji, kreativitet dhe vizione për një të ardhme më të pastër. Dhjetëra ide novatore për biznese të qëndrueshme u prezantuan nga mendjet më të ndritura të studentëve tonë. Çdo pjesëmarrës ishte shembull frymëzimi, çdo ide, një hap drejt një transformimi real.

Në hapje të garës, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi mbajti një fjalë rasti, ku përgëzoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtyre nismave për të ardhmen e universitetit dhe rajonit. Ai zbuloi gjithashtu planin për ndërtimin e një Qendre Inovative brenda kampusit, që do të shërbejë si një hapësirë për gjenerimin dhe mbështetjen e ideve të reja transformuese.

Nga ide për riciklim inteligjent deri te zgjidhje për efikasitet energjetik, studentët sollën ide të guximshme dhe të realizueshme për një të ardhme të qëndrueshme. Sallat e universitetit u mbushën me pasion, dije dhe ambicie për të ndërtar diçka më shumë se vetëm projekte – një të ardhme më të pastër.

Fituesit jo vetëm që morën çmime, por edhe një të ardhme.

Tre idetë më të mira do të inkubohen në inkubatorin e sapokrijuar në UHZ, falë bashkëpunimit të fuqishëm midis EcoPulse dhe GreenWB. Ato nuk do të mbesin thjesht ide, ato do të zhvillohen si pilot projekte dhe do të përgatiten për të hyrë në treg.

Ky është vetëm fillimi. Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Peja po bëhen qendra e inovacionit të gjelbër.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që besuan, kontribuan dhe treguan se ndryshimi fillon me një ide.

Go to Top
🎓Programet 2025/26