Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Euro Mushrooms, Jashanicë, Klinë në kuadër të implementimit të projektit ndërkombëtar MUSHLINK, i cili financohet nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, në ambientet e universitetit u mbajt një takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të dy institucioneve, ku u diskutuan mënyrat konkrete të bashkëpunimit dhe implementimit të aktiviteteve të përbashkëta që do të zhvillohen gjatë zbatimit të projektit.
Qëllimi i marrëveshjes është fuqizimi i lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat përmes përfshirjes aktive të studentëve dhe stafit akademik në procese praktike dhe kërkimore, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve për kultivimin dhe përpunimin e kërpudhave.
Në kuadër të bashkëpunimit parashihen aktivitete që përfshijnë trajnime profesionale dhe akademike, ndërtimin e moduleve të reja mësimore, praktika studentore, vizita në terren, si dhe punëtori dhe seminare që synojnë ngritjen e njohurive dhe aftësive në fushën e agro-bujqësisë, me fokus të veçantë në kultivimin e kërpudhave si sektor me potencial të lartë zhvillimi.
Projekti MUSHLINK synon të krijojë një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe bizneseve në vendet pjesëmarrëse, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal përmes inovacionit, edukimit praktik dhe promovimit të ndërmarrësisë së qëndrueshme në sektorin agro-ushqimor
“Strengthening the cooperation between higher education and the private sector for the development of mushroom cultivation”
Haxhi Zeka University in Peja has signed a cooperation agreement with the company Euro Mushrooms, located in Jashanicë, Klinë, as part of the implementation of the international project MUSHLINK, which is funded by the Erasmus+ program of the European Union.
On this occasion, an official meeting was held at the university premises between representatives of both institutions, where concrete ways of cooperation and the implementation of joint activities within the project were discussed.
The aim of the agreement is to strengthen the connection between higher education and the private sector through the active involvement of students and academic staff in practical and research-based processes, with a particular focus on capacity building for mushroom cultivation and processing.
As part of the cooperation, planned activities include professional and academic training, development of new teaching modules, student internships, field visits, as well as workshops and seminars aimed at enhancing knowledge and skills in the field of agro-agriculture, with a special emphasis on mushroom cultivation as a sector with high development potential.
The MUSHLINK project aims to establish a sustainable cooperation network between universities and businesses in the participating countries, contributing to local economic development through innovation, practical education, and the promotion of sustainable entrepreneurship in the agro-food sector.