Një tjetër moment historik për Universitetin “Haxhi Zeka”!
Prof. Adelina Paloja, pedagoge në Fakultetin e Arteve, ka përfaqësuar me dinjitet dhe talent të jashtëzakonshëm kulturën shqiptare në Tokio të Japonisë, ku mbajti një koncert brilant në një nga skenat më prestigjioze ndërkombëtare.
🎥 Shikoni videon e plotë të koncertit në kanalin zyrtar të universitetit në YouTube:
Koncerti përfshiu një repertor të pasur me vepra nga kompozitorë të njohur shqiptarë dhe këngë tradicionale, duke shpalosur para publikut ndërkombëtar pasurinë tonë kulturore dhe artistike. Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Prof. Paloja jo vetëm që nderoi Universitetin “Haxhi Zeka”, por edhe u shqua si një ambasadore e denjë e kulturës sonë.
🎵 Programi i koncertit përfshiu:
- Tradicionale – Asaman o moj Lule
- Tonin Harapi – Pranvera filloj me ardhë
- Kristo Kono – Kroi i fshatit tonë
- Palok Kurti – Njat zaman t’asaj furije
- Rashid Krasniqi – Mallëngjimi (O vendi im)
- Tradicionale – O moj bukuroshe
- Avni Mula – Agimet Shqiptare
- Pranvera Badivuku – E kujtoj atë takim
Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohjen më të thellë për prof. Palojën për këtë përfaqësim të shkëlqyer dhe vazhdon të mbështesë fuqishëm promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.