Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Zyra e Teknologjisë së Informacionit

Rreth
ZYRës SË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
I. Detyrat dhe Përgjegjësitë

Zyra e Teknologjisë së Informacionit UHZ është përgjegjëse për menaxhimin teknik, funksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së TI-së në Universitetin “Haxhi Zeka”. Zyra zhvillon procedura dhe masa sigurie për rrjetin, serverët dhe shërbimet digjitale në përputhje me politikat e qeverisjes elektronike.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
  • Operacionet ditore të tavolinës ndihmëse, monitorimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të dhomës së serverëve dhe pajisjeve kritike të infrastrukturës.

  • Mbledhjen dhe analizimin e fakteve relevante mbi nevojat dhe kërkesat e njësive organizative.

  • Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU).

  • Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e webfaqes zyrtare të universitetit.

  • Përgatitjen e dokumentacionit për prokurime dhe tenderë, si dhe menaxhimin e kontratave për pajisje TI, shërbime fotokopjimi, internet dhe rrjet VPN.

  • Menaxhimin e paketave softuerike dhe rrjetit të brendshëm në objektet e universitetit.

  • Mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave të kërkesave dhe parashtresave të brendshme.

Struktura dhe Organizimi

Zyra e TI-së udhëhiqet nga Drejtori i TI-së, i cili raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Sipas sistematizimit të vendeve të punës, Zyra e TI-së përbëhet nga këto pozita:

  1. Drejtori i Zyrës së TI-së

  2. Administrator i Rrjetit të TI-së

  3. Administrator i Rrjetit të Komunikimeve

  4. Administrator i Qendrës së të Dhënave

  5. Zyrtar i TI-së

Stafi

Adnan Lataj, Drejtor i IT në Universitetin Haxhi Zeka, Pejë

ADNAN LATAJ

Drejtor i Zyrës së Teknologjisë së Informacionit

Arijan Zallqi

Administrator i Rrjetit

Agon Gashi

Administrator i Qendrës së të Dhënave
Go to Top
🎓Programet 2025/26