Programet e studimit 2025/2026
🎓 Bëhu pjesë e Universitetit “Haxhi Zeka”!
Ne ofrojmë mësim cilësor, staf të përkushtuar dhe mundësi për zhvillim profesional brenda dhe jashtë vendit.Vendimet e akreditimit
Universiteti “Haxhi Zeka” ofron programe të akredituara në
Bachelor
Fakulteti i Biznesit
MENAXHIM BIZNESI - Bachelor
BACHELOR I SHKENCËS NË MENAXHIM BIZNESI
Specializim: Bnka dhe Financa, Administrim Biznesi
Zgjedh studimet që hapin dyert e suksesit në botën e biznesit!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Diplomë e kërkuar në tregun e punës
- Aftësi praktike për menaxhim, kontabilitet dhe financa
- Përgatitje për vetëpunësim dhe drejtim biznesi
- Lidhje e ngushtë me nevojat e ekonomisë së tregut
A ËSHTË KY PROGRAM PËR JU?
Po, nëse ke interes për: biznes, menaxhim, kontabilitet, analiza financiare, planifikim dhe sipërmarrje
ÇFARË DO TË MËSOSH?
Konceptet kyçe të menaxhimit dhe financave
Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh në biznes Përdorimi i mjeteve digjitale dhe sistemeve informative
Të menduarit kritik dhe kreativiteti në menaxhimin e organizatave
ÇFARË MUND TË BËHESH PAS DIPLOMIMIT?
Menaxher biznesi apo ndërmarrjeje publike/private
Specialist në financa dhe bankë Këshilltar apo administrator në
sektorë të ndryshëm
Ndërmarrës i suksesshëm me idetë e tua
MENADŽMENT U BIZNISA - Bachelor
BACHELOR U MENADŽMENTU BIZNISA
Izaberi studije koje ti otvaraju vrata uspjeha u svijetu biznisa!
ZAŠTO IZABRATI OVAJ PROGRAM?
- Diploma tražena na tržištu rada Praktične vještine iz
menadžmenta, finansija i računovodstva - Priprema za samozapošljavanje i vođenje biznisa
- Direktna povezanost sa potrebama tržišne ekonomije
DA LI JE OVAJ PROGRAM ZA TEBE?
Da, ako te interesuju: biznis, menadžment, računovodstvo, finansijske analize, planiranje i preduzetništvo.
ŠTA ĆEŠ NAUČITI?
- Ključne koncepte menadžmenta i finansija
- Analitičko razmišljanje i rješavanje poslovnih problema
- Upotrebu digitalnih alata i informacionih sistema
- Kritičko razmišljanje i kreativnost u poslovnom upravljanju
GDJE MOŽEŠ RADITI NAKON DIPLOMIRANJA?
- Menadžer u privatnim ili javnim preduzećima
- Specijalista za finansije i bankarstvo
- Savjetnik ili administrator u različitim sektorima
- Preduzetnik sa vlastitim biznis idejama
TEKNOLOGJI INFORMACIONI NË BIZNES DHE EKONOMI - Bachelor
BACHELOR NË TEKNOLOGJI INFORMACIONI NË BIZNES DHE EKONOMI
Bëhu pjesë e së ardhmes digjitale të ekonomisë dhe biznesit!
SE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Kombinon teknologjinë me ekonominë dhe menaxhimin
- Profesionet më të kërkuara në tregun global të punës
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve përmes analizës së të dhënave dhe teknologjisë
- Përgatitje për epokën digjitale dhe transformimin e bizneseve
A ËSHTË KY PROGRAM PËR TY?
Po, nëse të tërheqin: teknologjia, ekonomia, programimi, analiza e të dhënave dhe zhvillimi i zgjidhjeve për biznes.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Bazat e programimit, bazat e të dhënave dhe teknologjitë e informacionit
- Analizën e të dhënave dhe vendimmarrjen me mbështetje teknologjike
- Zhvillimin e sistemeve të menaxhimit dhe informatizimit të organizatave
- Integrimin e TI-së në ekonominë digjitale, marketing dhe financa
- Sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e informacionit në biznese
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Analist i të dhënave / Data Analyst
- Menaxher i sistemeve informatike në biznese apo institucione publike
- Zhvillues apo konsulent për zgjidhje digjitale në ekonomi
- Përgjegjës për transformim digjital në ndërmarrje dhe startup-e
- Specialist për IT në banka, kompani teknologjike, tregti elektronike dhe sektorin publik
Fakulteti Juridik
Juridik i Përgjithshëm - LLB
BACHELOR JURIDIK I PËRGJITHSHËM
Zgjidh drejtësinë si rrugën tënde drejt ndikimit dhe drejtësisë sociale!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Formim i thelluar në të drejtën kushtetuese, civile, penale dhe ndërkombëtare
- Përgatitje për profesionet më të kërkuara në drejtësi dhe administratë
- Bazë ideale për vazhdim të studimeve master dhe për karrierë në sektorë publikë e privatë
A ËSHTË KY PROGRAM PËR TY?
Po, nëse të interesojnë: ligji, drejtësia, mbrojtja e të drejtave të njeriut, analiza ligjore dhe puna në institucione të rëndësishme publike apo private.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Të drejtën kushtetuese, administrative, penale dhe civile
- Legjislacionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar
- Etikën profesionale dhe aftësitë për të interpretuar dhe zbatuar ligjin
- Procedurat gjyqësore dhe rolin e institucioneve të drejtësisë
- Analizën ligjore dhe hartimin e dokumenteve juridike
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Avokat, noter, përmbarues apo jurist në sektorin privat
- Punonjës në gjyqësor, prokurori apo administratë shtetërore
- Zyrtar ligjor në institucione publike, banka, organizata
joqeveritare dhe ndërkombëtare - Këshilltar ligjor në biznese, kompani apo institucione arsimore
Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
MENAXHIM NË TURIZËM DHE HOTELIERI - Bachelor
BACHELOR NË MENAXHIM NË TURIZËM DHE HOTELIERI
Zhvillo karrierën tënde në industrinë më dinamike dhe globale!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program modern i përshtatur me standardet evropiane dhe ndërkombëtare
- Fokus në zhvillimin e turizmit, menaxhimin e hoteleve dhe promovimin e destinacioneve
- Lidhje të forta me industrinë dhe praktika profesionale në terren
- Përgatitje për një treg pune ndërkombëtar dhe shumë të larmishëm
A ËSHTË KY PROGRAM PËR TY?
Po, nëse të tërheqin: udhëtimet, hoteleria, kultura, organizimi dhe menaxhimi i shërbimeve të turizmit.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Menaxhimin e bizneseve në turizëm dhe hotelieri
- Organizimin dhe funksionimin e shërbimeve në hotele, resorte dhe agjenci udhëtimi
- Marketingun turistik dhe menaxhimin e përvojës së klientit
- Zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe destinacioneve turistike
- Planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve turistike
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher në hotele, resorte turistike apo struktura akomoduese
- Organizator turizmi në agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë
- Këshilltar apo zyrtar në institucionet publike për turizëm dhe zhvillim ekonomik
- Koordinator eventi dhe specialist për promovim destinacionesh
- Sipërmarrës në sektorin e hotelerisë dhe turizmit
MENADŽMENTU U TURIZMU I HOTELIJERSTVU - Bachelor
BACHELOR U MENADŽMENTU U TURIZMU I HOTELIJERSTVU
Poveži znanje, kulturu i putovanja – izaberi turizam kao karijeru!
ZAŠTO IZABRATI OVAJ PROGRAM?
- Program usklađen sa evropskim standardima obrazovanja
- Fokus na praktične vještine u turizmu i organizaciji putovanja
- Prilika za rad u lokalnim i međunarodnim institucijama
- Razvijanje preduzetničkog duha i samostalnog poslovanja
DA LI JE OVAJ PROGRAM ZA TEBE?
Da, ako voliš: putovanja, hotelijerstvo, kulturu, organizaciju i upravljanje turističkim uslugama..
ŠTA ĆEŠ NAUČITI?
- Menadžment turističkih i hotelijerskih preduzeća
- Organizaciju i funkcionisanje usluga u hotelima, resortima i turističkim agencijama
- Turistički marketing i upravljanje korisničkim iskustvom
- Održiv razvoj turizma i destinacijski menadžment
- Planiranje i organizaciju događaja i turističkih aktivnosti
GDJE MOŽEŠ RADITI NAKON DIPLOME?
- Menadžer u turističkim agencijama, hotelima i info- centrima
- Turistički vodič, organizator događaja ili stručnjak za marketing destinacije
- Savjetnik u opštinama, ministarstvima, parkovima prirode i nevladinim organizacijama
- Preduzetnik u seoskom turizmu, ekoturizmu i online rezervacionim platformama
Fakulteti i Agrobiznesit
TEKNOLOGJI USHQIMORE - Bachelor
BACHELOR NË TEKNOLOGJI USHQIMORE
Nis rrugën tënde drejt një karriere të sigurt në industrinë ushqimore!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program praktik dhe shkencor mbi përpunimin dhe kontrollin e ushqimit
- Fokus në cilësinë, sigurinë dhe inovacionin në teknologjinë ushqimore
- Mundësi punësimi në industri ushqimore, laboratorë dhe institucione publike
- Bashkëpunim me sektorin e agrobiznesit dhe rrjete ndërkombëtare
A ËSHTË KY PROGRAM PËR TY?
Po, nëse të tërheqin: shkenca ushqimore, cilësia e ushqimit, teknologjia, mjedisi dhe industria prodhuese.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Proceset teknologjike të përpunimit të produkteve ushqimore
- Kontrollin e cilësisë dhe standardet e sigurisë ushqimore (HACCP, ISO, etj.)
- Biokimi dhe mikrobiologji ushqimore
- Inxhinieri ushqimore dhe menaxhim prodhimi
- Paketimi, ruajtja dhe teknologjitë moderne në industrinë ushqimore
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Industria ushqimore (fabrika prodhimi, përpunimi, paketimi)
- Laboratorë të analizës ushqimore dhe institute të sigurisë ushqimore
- Inspektoratet shtetërore dhe agjencitë e kontrollit të cilësisë
- Kompani agrobiznesi, agroindustriale dhe organizata ndërkombëtare
- Sipërmarrës në prodhimin apo përpunimin e produkteve ushqimore
TEKNOLOGJI E PRODHIMIT BIMOR - Bachelor
BACHELOR NË TEKNOLOGJI TË PRODHIMIT BIMOR
Nis rrugën tënde drejt një karriere të sigurt në industrinë ushqimore!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Ofron njohuri të avancuara për kultivimin, përpunimin dhe mbrojtjen e bimëve.
- Përgatit profesionistë për sektorin agro-industrial, i cili është kyç për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë ushqimore.
- Lidhje të forta me tregun e punës dhe mundësi reale punësimi në sektorë publikë e privatë.
A ËSHTË KY PROGRAM PËR TY?
Po, nëse të interesojnë: bujqësia e qëndrueshme, teknologjia në bujqësi, natyra, inovacioni dhe zhvillimi rural.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Teknologjitë e përpunimit dhe kultivimit të bimëve bujqësore
- Menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe resurseve natyrore
- Mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit me metoda bashkëkohore
- Përdorimin e sistemeve inteligjente (smart farming, ujitje e automatizuar, analiza e tokës, etj.)
- Përgatitjen për ndërmarrësi bujqësore dhe agrobiznes
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Agronom / Teknolog në kompani prodhuese dhe ferma të avancuara
- Këshilltar në bujqësi pranë institucioneve publike apo organizatave zhvillimore
- Zyrtar për projekte të zhvillimit rural dhe mjedisor
- Sipërmarrës në kultivimin dhe përpunimin e prodhimeve bimore
- Punonjës në industrinë
EKOLOGJI E APLIKUAR NË AGROBIZNES - Bachelor
BACHELOR NË EKOLOGJI E APLIKUAR NË AGROBIZNES
Zgjidh një drejtim që kombinon kujdesin për natyrën me zhvillimin modern bujqësor.
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Trajton sfidat mjedisore të agrobiznesit me qasje shkencore dhe praktike
- Fokus në mbrojtjen e ekosistemeve bujqësore dhe përdorimin e qëndrueshëm të resurseve
- Mundësi për karrierë në sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit rural dhe ekologjik
- Program që përgatit profesionistë për sfidat e së ardhmes së gjelbër
A ËSHTË KY PROGRAM PËR TY?
Po, nëse të interesojnë: mjedisi, bujqësia e pastër, qëndrueshmëria, ekologjia dhe politikat mjedisore.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Ekologji të aplikueshme në sektorin bujqësor dhe agroushqimor
- Vlerësim të ndikimeve mjedisore nga aktivitetet bujqësore
- Zhvillimin e praktikave të qëndrueshme dhe teknologjive të pastra në agrobiznes
- Menaxhim të biodiversitetit, tokës, ujit dhe ajrit në zonat rurale
- Zbatimin e politikave dhe standardeve ekologjike në sektorin agroindustrial
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Ekspert për menaxhimin ekologjik të fermave dhe ndërmarrjeve agrobiznesi
- Zyrtar në komuna, agjenci të mjedisit, ministri dhe organizata zhvillimore
- Koordinator i projekteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekologji rurale
- Këshilltar për certifikime ekologjike dhe standarde mjedisore në bujqësi
- Sipërmarrës në prodhimin ekologjik dhe sistemet agromjedisore
Fakulteti i Arteve
Art Performues - Bachelor
BACHELOR NË ART PERFORMUES
Transformo pasionin tënd për muzikën në profesion dhe karrierë artistike!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program i specializuar për edukimin muzikor dhe performancën muzikore
- Zhvillon talentin në instrument, zë dhe interpretim skenik
- Fokus në formimin artistik, teknik dhe teorik të muzikantëve të rinj
- Mundësi për performanca live, punë krijuese dhe pjesëmarrje në projekte kulturore
A ËSHTË KY PROGRAM PËR JU?
Po, nëse ke pasion për muzikën, zërin, instrumentet, performancën dhe artin skenik.
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Teori dhe harmoni muzikore Interpretim me instrument dhe vokal
- Histori e muzikës dhe analiza muzikore
- Pedagogji muzikore për mësimdhënie në shkolla dhe institucione artistike
- Performancë skenike, bashkëpunim ansambli dhe projekte artistike
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Mësues muzike në shkolla fillore, të mesme apo institucione private
- Performues solo ose në ansamble muzikore, orkestra, grupe apo festivale
- Kompozitor, producent muzikor apo dirigjent në projekte të ndryshme
- Organizator ngjarjesh kulturore, festivale, punëtori artistike
- Krijues i përmbajtjes muzikore digjitale dhe multimediale
Master
Fakulteti i Biznesit
MENAXHIM BIZNESI - Master
MASTER NË MENAXHIM BIZNESI-MSC
Specializim: Banka dhe Financa, Menaxhim Biznesi
Zhvillo njohuritë e tua dhe bëhu lider i së ardhmes në botën e biznesit!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program i avancuar që ofron njohuri të thelluara dhe praktike në fushat kryesore të menaxhimit
- Përgatitje për role udhëheqëse në kompani, institucione financiare dhe organizata publike/private
- Mundësi për hulumtim, analizë strategjike dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna
- Kurrikulë e ndërlidhur me tregun dhe zhvillimet globale në ekonomi dhe biznes
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Banka dhe Financa
- Menaxhim bankar, tregje financiare, investime dhe menaxhim risku
- E përshtatshme për punë në banka, institucione financiare dhe tregje kapitali
Menaxhim Biznesi - Strategji biznesi, lidership, menaxhim i burimeve njerëzore dhe inovacion
- Fokus në përgatitjen për pozita ekzekutive dhe menaxheriale në kompani dhe ndërmarrje
ÇFARË MUND TË BËHESH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher ekzekutiv, këshilltar strategjik apo drejtues financiar
- Auditor apo kontabilist i licencuar
- Specialist për financa, investime, ose zhvillim biznesi në sektorë vendorë dhe ndërkombëtarë
- Ndërmarrës me aftësi të avancuara për drejtim të qëndrueshëm dhe inovativ
MENADŽMENT U BIZNISA - Master
BACHELOR U MENADŽMENTU BIZNISA
Izaberi studije koje ti otvaraju vrata uspjeha u svijetu biznisa!
ŠTO IZABRATI OVAJ PROGRAM?
- Napredni studij koji nudi dublje i praktično znanje u ključnim oblastima menadžmenta
- Priprema za rukovodeće pozicije u kompanijama, finansijskim institucijama i javnom sektoru
- Mogućnost za istraživanje, stratešku analizu i donošenje odluka zasnovanih na podacima
- Nastavni plan povezan s tržišnim trendovima i globalnim ekonomskim kretanjima
ŠTA ĆEŠ NAUČITI?
- Računovodstvo i Revizija
- Finansijska analiza,
računovodstveni standardi, unutrašnja kontrola i eksterna revizija - Priprema za karijeru kao ovlašteni revizor, računovođa ili finansijski menadžer
Bankarstvo i Finansije - Bankarski menadžment, finansijska tržišta, investicije i upravljanje rizikom
- Pogodno za rad u bankama, finansijskim institucijama i investicionim fondovima
Menadžment Biznisa - Poslovna strategija, liderstvo, upravljanje ljudskim resursima i inovacije
- Fokus na pripremu za izvršne i menadžerske pozicije u preduzećima i organizacijama
GDJE MOŽEŠ RADITI NAKON DIPLOMIRANJA?
- Izvršni menadžer, strateški savjetnik ili finansijski direktor
- Ovlašteni revizor ili računovođa Stručnjak za finansije, investicije
- ili razvoj biznisa u domaćem i međunarodnom sektoru
- Preduzetnik sa naprednim vještinama za održivo i inovativno poslovanje
INFORMATIKË NË BIZNES - MASTER
MASTER NË INFORMATIKË NË BIZNES – MSc
Bëhu ura lidhëse mes teknologjisë dhe vendimmarrjes – zhvillo aftësi për biznesin e së ardhmes!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program ndërdisiplinor që kombinon teknologjinë e informacionit me menaxhimin dhe financat
- Përgatitje për vendimmarrje strategjike të bazuar në të dhëna dhe zgjidhje digjitale
- Thellim i njohurive në IT, sistemet informatike, analizën e të dhënave dhe sigurinë kibernetike
- Kurrikulë moderne e ndërlidhur me kërkesat e tregut vendor dhe global
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Zhvillim dhe menaxhim të sistemeve të informacionit në biznese
- Analizë e të dhënave (data analytics) dhe vendimmarrje e bazuar në inteligjencë biznesi
- Integrim i platformave softuerike për menaxhim, marketing dhe financa
- Siguri informatike dhe menaxhimi i rrezikut digjital në ndërmarrje
- Transformim digjital dhe strategji teknologjike në organizata
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher i sistemeve të informacionit në kompani private dhe publike
- Analist i të dhënave / Data Analyst / Business Intelligence Specialist
- Konsulent për transformim digjital dhe optimizim të proceseve
- Zhvillues ose koordinator projektesh teknologjike dhe ERP sistemesh
- Sipërmarrës në fushën e IT-së për biznes
MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE - MASTER
MASTER NË MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE – MSc
Zhvillo karrierën tënde si lider i kapitalit njerëzor – aty ku njerëzit janë pasuria më e madhe!
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Fokus i thelluar në zhvillimin e njerëzve, kulturën organizative dhe menaxhimin strategjik të punësimit
- Program i ndërtuar sipas standardeve moderne të menaxhimit të burimeve njerëzore
- Përgatitje për role udhëheqëse në organizata publike dhe private
- Mundësi për të ndikuar realisht në performancën dhe zhvillimin e organizatave
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Rekrutimi, përzgjedhja dhe vlerësimi i punonjësve
- Zhvillimi i karrierës dhe trajnimi profesional
- Motivimi, lidershipi dhe menaxhimi i konflikteve
- Politikat e kompensimit dhe sistemet e vlerësimit të performancës
- E drejta e punës dhe marrëdhëniet industriale
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher i burimeve njerëzore në kompani, institucione ose OJQ
- Këshilltar për zhvillimin e stafit dhe strukturës organizative
- Trajner apo zhvillues i politikave të trajnimit dhe menaxhimit të talenteve
- Zyrtar i lartë në departamente të personelit, zhvillimit apo etikës në punë
- Konsulent i jashtëm për HR në kompani private apo ndërkombëtare
MENAXHIMI I RISKUT DHE SIGURIMET - MASTER
MASTER NË MENAXHIMI I RISKUT DHE SIGURIMET – MSc
Mëso si të menaxhosh rreziqet në një botë biznesi plot pasiguri
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program i avancuar që përgatit profesionistë për sektorët e sigurimeve, bankave dhe menaxhimit të riskut korporativ
- Fokus në parashikimin, analizën dhe reduktimin e risqeve në organizata dhe institucione financiare
- I përshtatshëm për ata që synojnë karrierë në industri financiare, ndërmarrje publike apo private
- Kurrikulë e ndërtuar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e sigurimeve dhe riskut
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Klasifikimi, matja dhe menaxhimi i llojeve të ndryshme të riskut (financiar, operacional, reputacional, etj.)
- Funksionimi i tregut të sigurimeve dhe produkteve të sigurimit
- Analizë statistikore dhe modelim për parashikimin e humbjeve dhe riskut
- Ligj dhe rregullore të sigurimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit
- Zhvillimi i strategjive për menaxhimin proaktiv të riskut në biznese
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher i riskut në banka, kompani sigurimesh dhe institucione financiare
- Zyrtar për sigurime apo konsulent i pavarur për risk dhe auditim
- Ekspert për vlerësim dëmesh dhe produkte sigurimi
- Analist financiar apo specialist për menaxhimin e krizave
- Pozita udhëheqëse në departamente të riskut apo sigurimeve të korporatave
Fakulteti Juridik
E DREJTA CIVILE DHE BIZNESORE - LLM
MASTER NË E DREJTA CIVILE DHE BIZNESORE – LLM
Thello njohuritë ligjore dhe specializohu në të drejtën civile dhe të biznesit.
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program i specializuar në të drejtën civile, tregtare dhe korporative
- Thellim i njohurive në zgjidhjen e konflikteve, kontratat, pronësinë dhe marrëdhëniet biznesore
- Fokus në praktikën juridike dhe aplikimin e ligjit në sektorin publik dhe privat
- Përgatitje për rol udhëheqës në sistemin ligjor, institucionet e drejtësisë dhe sektorin korporativ
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- E drejta e detyrimeve dhe kontratave
- E drejta tregtare, korporative dhe e pronësisë
- E drejta procesuale civile dhe arbitrazhi
- E drejta e punës dhe marrëdhëniet juridike në biznes
- Etika dhe përgjegjësia profesionale në praktikën ligjore
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Jurist në kompani private apo institucione publike
- Këshilltar ligjor për korporata dhe biznese
- Avokat i specializuar në të drejtën civile, tregtare dhe kontraktore
- Zyrtar ligjor në banka, kompani sigurimesh apo agjenci ndërkombëtare
- Ekspert për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve
Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
MENAXHMENT DHE TURIZËM TË QËNDRUESHËM - MASTER
MENAXHMENT DHE TURIZËM TË QËNDRUESHËM, MSC
Zhvillo karrierë duke ruajtur natyrën dhe ndërtuar turizëm me përgjegjësi
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program ndërdisiplinor që lidh turizmin me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mjedisor dhe social
- Fokus në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe kulturës vendore
- Përgatitje për planifikim strategjik dhe menaxhim destinacionesh turistike
- Mësim praktik dhe bashkëpunim me institucione e organizata të industrisë turistike
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe politikat mjedisore
- Menaxhimi i resurseve turistike dhe natyrore
- Strategji për turizmin rural, ekologjik dhe kulturor
- Marketingu i destinacioneve dhe menaxhimi i përvojës së vizitorëve
- Planifikimi urban dhe integrimi i komunitetit në turizëm
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher turizmi në institucione publike, OJQ apo kompani turistike
- Këshilltar për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të destinacioneve
- Koordinator projektesh ndërkombëtare në fushën e turizmit dhe mjedisit
- Zhvillues strategjish për agroturizëm, eko-turizëm dhe turizëm kulturor
- Sipërmarrës në turizëm të qëndrueshëm dhe mikrobiznese turistike
MENAXHIMI I MARKETINGUT TURISTIK – MASTER
MASTER NË MENAXHIMI I MARKETINGUT TURISTIK – MSC
GJUHË SHQIPE DHE BOSHNJAKE
Promovo destinacione turistike me kreativitet dhe udhëhiq marketingun në një industri globale.
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Fokus në menaxhimin strategjik të marketingut për sektorin e turizmit
- Thellim i njohurive në promovimin e destinacioneve, menaxhimin e përvojës së vizitorëve dhe komunikimin digjital
- Përgatitje për të ndikuar në zhvillimin ekonomik përmes turizmit të qëndrueshëm dhe inovativ
- Mundësi për projekte praktike dhe bashkëpunime me sektorin publik dhe privat
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Marketing strategjik dhe branding për destinacione turistike
- Komunikim digjital dhe fushata promocionale në turizëm
- Sjellja e konsumatorit në turizëm dhe menaxhimi i përvojës
- Planifikim marketingu dhe përdorimi i të dhënave për analizë tregu
- Zhvillim produkti turistik dhe storytelling në marketing
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher marketingu në agjenci turistike, hotele dhe institucione për turizëm
- Këshilltar për marketing destinacionesh në institucione publike dhe private.
- Koordinator fushatash digjitale dhe strateg për komunikim turistik
- Ekspert për zhvillimin e brendit turistik rajonal apo kombëtar
- Sipërmarrës në sektorin e promovimit të turizmit
Fakulteti i Agrobiznesit
MENAXHIM MJEDISI- MASTER
MASTER NË MENAXHIM MJEDISI – MSC
Bëhu pjesë e zgjidhjes për sfidat mjedisore
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Fokus në menaxhimin e resurseve natyrore, ndotjes, mbetjeve dhe energjisë së qëndrueshme
- Program i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, tranzicionit të gjelbër dhe ndikimit klimatik
- Përgatitje për sfida globale si ndotja, ndryshimet klimatike dhe politika mjedisore
- Praktika në bashkëpunim me komuna, agjenci mjedisore dhe organizata ndërkombëtare
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Menaxhimin e mjedisit urban dhe rural
- Politika dhe legjislacion mjedisor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
- Planifikim mjedisor dhe menaxhim të mbetjeve
- Monitorim dhe vlerësim të ndikimeve mjedisore (EIA)
- Strategji për energji të rinovueshme dhe ekonomi rrethore
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Zyrtar në agjenci mjedisore, komuna, ministri apo projekte ndërkombëtare
- Këshilltar për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim ekologjik
- Koordinator i projekteve të gjelbra, energjisë së pastër dhe edukimit mjedisor
- Inspektor mjedisor apo specialist për mbrojtjen e biodiversitetit dhe planifikim hapësinor
- Sipërmarrës në teknologji të gjelbra dhe shërbime për ruajtjen e mjedisit
SISTEMET E QËNDRUESHME TË PRODHIMIT USHQIMOR - MASTER
MASTER NË SISTEMET E QËNDRUESHME TË PRODHIMIT USHQIMOR – MSC
Formo të ardhmen e ushqimit me zgjidhje të mençura dhe të gjelbra.
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Fokus në prodhimin efikas, të pastër dhe të qëndrueshëm të ushqimit
- Program që ndërthur teknologjinë ushqimore me bujqësinë ekologjike dhe politikat ushqimore
- Përgatitje për të ndikuar në zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë
- Zhvillim profesional në sektorin publik, privat dhe ndërkombëtar të agroushqimit
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Sisteme moderne të prodhimit ushqimor dhe teknologjitë e përpunimit
- Menaxhim i cilësisë dhe sigurisë ushqimore
- Bujqësi e qëndrueshme dhe ekonomia rrethore në prodhim ushqimor
- Analizë e ndikimit mjedisor dhe zinxhirit të vlerës ushqimore
- Politikat dhe trendët globale në ushqim dhe ushqim të shëndetshëm
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Menaxher në industri ushqimore, ferma moderne apo kompani përpunimi
- Ekspert në cilësi dhe siguri ushqimore
- Zyrtar apo këshilltar për politika ushqimore dhe zhvillim rural
- Koordinator i projekteve të gjelbra në agrobiznes
- Ndërmarrës në prodhimin e ushqimit ekologjik dhe inovativ
Fakulteti i Arteve
Edukim Muzikor - Master
MASTER NË EDUKIM MUZIKOR – MA
Bëhu frymëzimi që edukon brezat përmes muzikës
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program që thellon njohuritë pedagogjike dhe artistike në muzikë
- Përgatitje për mësimdhënie cilësore në institucione arsimore dhe kulturore
- Zhvillim i aftësive interpretative dhe metodave bashkëkohore të edukimit muzikor
- Mundësi për të kombinuar talentin artistik me misionin arsimor
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Didaktikë dhe metodologji e edukimit muzikor
- Histori dhe teori të avancuar të muzikës
- Pedagogji artistike dhe psikologji e zhvillimit muzikor
- Performancë muzikore, analizë dhe dirigjim koral
- Zhvillim projektesh kulturore dhe edukative në komunitet
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Mësues muzike në shkolla fillore, të mesme apo institucione private
- Ligjërues në shkolla të muzikës dhe universitete
- Koordinator i projekteve artistike dhe arsimore
- Organizator i koncerteve edukative dhe ngjarjeve kulturore
- Këshilltar për edukim muzikor në institucione publike dhe private
Art Performues - Master
MASTER NË ART PERFORMUES – MA
Bëhu zë profesional në skenën kulturore.
PSE TË ZGJEDHËSH KËTË PROGRAM?
- Program i avancuar me fokus në interpretim me instrument dhe vokal
- Zhvillon teknikën, ndjeshmërinë artistike dhe prezencën skenike
- Mundësi për të punuar me pedagogë të specializuar dhe artistë aktivë
- Hapësirë për performanca solistike, ansambël dhe projekte krijuese
ÇFARË DO TË MËSOSH?
- Interpretim muzikor (individual dhe në grup)
- Zhvillim teknik dhe artistik në instrumentin e përzgjedhur
- Teori dhe analizë muzikore në nivel të avancuar
- Historinë e muzikës dhe stilistikat muzikore
- Pedagogji muzikore dhe metodologji të mësimdhënies instrumentale
- Menaxhim artistik dhe promovim i projekteve muzikore
KU MUND TË PUNOSH PAS DIPLOMIMIT?
- Performues profesionist në skenat muzikore vendore dhe ndërkombëtare
- Mësimdhënës i muzikës në shkolla të mesme artistike dhe institucione të arsimit të lartë
- Koordinator artistik, udhëheqës ansambli apo drejtues kori/orkestre
- Organizator koncertesh, festivalesh dhe projekte kulturore
- Kompozitor, aranxhues apo producent muzikor