Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Vizitë zyrtare në Universitetin Côte d’Azur – Nice, Francë

Në kuadër të avancimit dhe zhvillimit strategjik institucional, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit akademik, një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i përbërë nga Kryesuesja e Këshillit DrejtuesProf.ass.dr Emine Abdyli-Pozhari, prof.asoc.dr Alma Shehu-LokajProrektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, si dhe Anëtarja e Këshillit DrejtuesProf.ass.dr. Mersiha Kalač-Kačamaković, realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin Côte d’Azur në Nice, Francë.

Gjatë takimeve zyrtare delegacioni nga UHZ u takua me  znj. Virginia Oddo,  Drejtoreshë e Drejtorisë së Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Evropian të Universitetit Côte d’Azur dhe me  Drejtorin i Institutit të Shkencës dhe Inovacionit të Ballkanit (BISI), prof.dr. Srdjan Redžepagić. Gjatë takimit u diskutua për: 

  • Mundësinë e zhvillimit të programeve të përbashkëta
  • Shkëmbimet akademike të stafit dhe studentëve,
  • Si dhe promovimin e inovacionit dhe nxitjen e ideve biznesore në kuadër të kërkimit shkencor dhe sipërmarrjes akademike.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke synuar forcimin e cilësisë akademike, zhvillimin shkencor dhe përfshirjen e Universitetit “Haxhi Zeka” në rrjete evropiane të arsimit të lartë dhe inovacionit.

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm akademik, promovimit të ekselencës kërkimore dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe personelit universitar.

Shko në krye