Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ) është partner në projektin ndërkombëtar E-LE.G.A.N.T.S. (E-Learning Gamified and Networked Training for Startupper), një iniciativë inovative e financuar nga programi Erasmus+. Qëllimi i Projektit: E-LE.G.A.N.T.S. synon të zhvillojë dhe ofrojë trajnime online të gamifikuara dhe të rrjetëzuara për sipërmarrësit e rinj, duke i pajisur ata me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të nisur dhe menaxhuar me sukses bizneset e tyre.
Partnerët e Projektit: Projekti përfshin një konsorcium universitetesh dhe institucionet nga vende të ndryshme, duke përfshirë: Italian University Line (Itali), School of Advanced Social Studies (Slloveni), Ionian University (Greqi), Universiteti i Arteve, Tiranë (Shqipëri), Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Shqipëri), Universiteti “Haxhi Zeka” (Kosovë), Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (Kosovë), Universiteti “Mediterranean” (Mali i Zi) dhe Universiteti i Malit të Zi (Mali i Zi)
Pjesëmarrja e UHZ-së në këtë projekt pasqyron përkushtimin e universitetit për të avancuar arsimin dhe trajnimin në fushën e sipërmarrjes, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe komunitetin lokal.Gazeta Njeshi ka përgatitur një artikull të detajuar mbi këtë projekt, të cilin mund ta lexoni këtu
https://www.njeshi.com/universiteti-haxhi-zeka-pjese-e-projektit-nderkombetar-e-le-g-a-n-t-s/