Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po hyn i sigurtë në një kapitull të ri të historisë së tij akademike. Rezultatet e shkëlqyera të Universitetit “Haxhi Zeka” në procesin e fundit të akreditimit dhe riakreditimit nuk janë thjesht suksese administrative – ato janë dëshmi e gjallë se ky institucion është shumë më tepër sesa një vend ku jepet dije. UHZ është një qendër e mendimit të hapur, vizionit të guximshëm dhe përkushtimit të thellë ndaj cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Është një universitet që ecën përpara me hapa të sigurt, duke ndërtuar ura mes traditës dhe së ardhmes, mes dijes akademike dhe kërkesave të jetës reale. Në çdo arritje të tij, reflektohet puna, pasioni dhe vizioni për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për studentët, komunitetin dhe shoqërinë në tërësi. Universiteti “Haxhi Zeka” sot nuk është vetëm një simbol i dijes – është forcë lëvizëse e transformimit dhe progresit në arsimin e lartë në Kosovë.
Nga nëntë aplikime të dorëzuara këtë vit në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA):
- 8 programe janë ri/akredituar me sukses
dhe më e rëndësishmja – programi i doktoratës (PhD) është në fazën përfundimtare të vlerësimit.Në rast të miratimit, Universiteti “Haxhi Zeka” do të bëhet universiteti i dytë publik në Kosovë që ofron studime doktorale, duke u shndërruar në një qendër të fuqishme të kërkimit shkencor dhe avancimit akademik.
Për vitin akademik 2025/2026, UHZ do të ofrojë gjithsej 18 programe të akredituara – një portofol i pasur, bashkëkohor dhe i ndërtuar me kujdes për të ndjekur zhvillimet e tregut të punës dhe nevojat e shoqërisë moderne:
- 8 programe në nivelin Bachelor
- 11 programe në nivelin Master
Shpërndarja e Programeve sipas Fakulteteve:
- Fakulteti i Biznesit – 2 Bachelor | 4 Master
- Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis – 1 Bachelor | 2 Master
- Fakulteti Juridik – 1 Bachelor | 1 Master
- Fakulteti i Agrobiznesit – 3 Bachelor | 2 Master
- Fakulteti i Arteve – 1 Bachelor | 2 Master
Këto rezultate nuk janë rastësi por pasqyrw e qartë e një pune të palodhshme, bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet stafit akademik dhe menaxherial, dhe mbi të gjitha, e një përkushtimi të thellë për të ofruar arsim me vlerë të vërtetë.
Me një frymë moderne, mjedis mbështetës dhe vizion të qartë, Universiteti “Haxhi Zeka” është i gatshëm të mirëpresë me krenari gjeneratën e re të studentëve, duke u ofruar atyre më shumë sesa një diplomë – një përvojë jetësore që zgjat përgjithmonë.
UNIVERSITY “HAXHI ZEKA” ENTERS A NEW PHASE: ACADEMIC GROWTH, HIGH QUALITY, AND AMBITION FOR THE FUTURE
Haxhi Zeka University (UHZ) in Peja is confidently entering a new chapter in its academic journey. The outstanding results achieved by Haxhi Zeka University in the recent accreditation and reaccreditation process are far more than mere administrative successes – they stand as a living testament that this institution is much more than a place where knowledge is imparted. UHZ is a hub of open-minded thinking, bold vision, and deep commitment to quality and sustainable development. It is a university that moves forward with confident steps, building bridges between tradition and the future, between academic knowledge and the demands of real life. Every achievement reflects the hard work, passion, and vision to create a brighter future for its students, the community, and society as a whole. Today, Haxhi Zeka University is not only a symbol of knowledge – it is a driving force for transformation and progress in higher education in Kosovo.
From the nine academic programs submitted this year to the Kosovo Accreditation Agency (KAA):
- 8 programs have been successfully accredited/reaccredited
Most importantly – the PhD program is currently in the final stage of evaluation
If approved, Haxhi Zeka University will become the second public university in Kosovo to offer doctoral studies, positioning itself as a powerful center for scientific research and advanced academic development.
For the academic year 2025/2026, UHZ will offer a total of 18 accredited programs – a rich, modern, and carefully designed academic portfolio that aligns with labor market trends and the needs of today’s society:
- 8 Bachelor programs
- 11 Master programs
Accredited program distribution by Faculty:
- Faculty of Business – 2 Bachelor | 4 Master
- Faculty of Management in Tourism, Hospitality and Environment – 1 Bachelor | 2 Master
- Faculty of Law – 1 Bachelor | 1 Master
- Faculty of Agribusiness – 3 Bachelor | 2 Master
- Faculty of Arts – 1 Bachelor | 2 Master
These achievements are not the result of chance, but rather a clear reflection of tireless work, close cooperation between academic and administrative staff, and above all, a deep commitment to delivering education with real value.
With a modern spirit, a supportive learning environment, and a clear strategic vision, Haxhi Zeka University is proud and ready to welcome the next generation of students, offering them not just a degree, but a life-changing academic experience that lasts a lifetime.