Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Universiteti “Haxhi Zeka” bëhet partner në rrjetin CEEPUS “Teaching and Research in Sustainable Materials, Technologies and Circular Economy (STECE)” në konsorcium ndërkombëtar

Rrjeti fokusohet në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet partnerëve nga fusha të ndryshme (ekonomike, sociale, teknologjike) në fushën e parimeve të QZHQ-ve.

Aktivitetet kryesore të rrjetit përfshijnë:

•     asistencë e studentëve në nivel BSc, MSc dhe PhD,

•     shkëmbimin e ndërsjellë të studentëve dhe stafit mësimdhënës ose angazhimin në një aktivitet të veçantë kërkimor,

•     publikimi i punimeve të përbashkëta kërkimore,

•     organizimi i punëtorive dhe shkollave verore,

•     Zhvillimi i përbashkët i metodave të mësimdhënies lidhur me lëndët e OZHQ-së.

Ky rrjet “Mësimdhënia dhe Kërkimi në Materialet e Qëndrueshme, Teknologjitë dhe Ekonominë Rrethore (STECE)” ofron mundësi shtesë për zgjerimin e njohurive dhe aftësive të krijuara për studentët në formën e kurseve, përfshirjen në projekte kërkimore dhe shkencore, përmirësimin e njohurive praktike.

Mundësitë shtesë për personelin akademik përfshijnë bashkëpunimin për zhvillim dhe kualifikim, diploma ta përbashkëta dhe përmirësimin e aftësive të mësimdhënies.

Konsorciumi i rrjetit përbëhet nga: Universiteti Tomas Bata në Republikën Çeke, Universiteti Johannes Kepler, Linz, Universiteti Panonia, Universiteti Jan Dlugosz, Universiteti Jagiellonian në Krakovë, Universiteti i Oradeas, Universiteti i Lubljanës, Universiteti i Mariborit, Universiteti Constatine the Pholosopher në Nitra, Universiteti Matej Bel Banska Bystrica, Universiteti Teknik në Kosice dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Shko në krye