Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

UHZ hyn në bashkëpunim formal me Këshillin Prokurorial të Kosovës

UHZ ka formalizuar bashkëpunimin me Këshillin Prokurorial të Kosovës duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Palët u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë institucional, përkatësisht shkëmbimin e përvojave profesionale për sistemin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi do të përfitojnë studentët e fakultetit juridik nga mundësia e punës praktike profesionale në sistemin prokurorial të Kosovës. Pikat tjera kyçe të memorandumit janë: bashkëpunimi për organizimin e seminareve dhe simpoziumeve profesionale të përbashkëta;  Përfaqësues të KPK-së do të ofrojnë ligjërata sipas nevojës në formën – ligjërues mysafirë; Bashkëpunimi në shkëmbim të literaturës shkencore dhe profesionale, etj.   



marreveshje
Go to Top
🎓Programet 2025/26