Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Thirrje PËR NDARJEN E ÇMIMIT VJETOR “PUNIMI MË I MIRË I VITIT” & “VEPRA ARTISTIKE MË E MIRË E VITIT” 2024

Në bazë të nenit 14, të Rregullores për Veprimtarinë Kërkimore – Shkencore dhe Artistike
ref. nr. 846/24, e dt. 29.03.2024, Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ më datë 10.01.2025, shpall këtë:

Thirrje PËR NDARJEN E ÇMIMIT VJETOR “PUNIMI MË I MIRË I VITIT” & “VEPRA ARTISTIKE MË E MIRË E VITIT” 2024

Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’, ka ndarë fondin për çmimin vjetor për rezultate të
jashtëzakonshme kërkimore-shkencore dhe artistike brenda vitit kalendarik 2024. Nëpërmjet
ndarjes së këtyre çmimeve synohet promovimi i cilësisë në punën shkencore, si dhe të
inkurajohet ngritja në karrierë dhe shpërblimi i përpjekjeve dhe përkushtimi i hulumtuesve
shkencorë apo veprimtarisë artistike.
Këtë vit do të ndahen 4 çmime për punimin më të mirë të vitit dhe 1 çmim për veprën
artistike më të mirë të vitit në njësitë akademike si në vijim:

  1. Fakulteti i Biznesit: 1 (një) çmim për punimin më të mirë të vitit,
  2. Fakulteti Juridik: 1 (një) çmim për punimin më të mirë të vitit,
  3. Fakulteti për Menaxhim në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis: 1 (një) çmim për punimin
    më të mirë të vitit,
  4. Fakulteti i Agrobiznesit: 1 (një) çmim për punimin më të mirë të vitit;
  5. Fakulteti i Arteve: 1 (një) çmim për veprën artistike më të mirë të vitit.

Thirrjen e plotë mund ta gjeni të publikuar në këtë link.

Konkursi mbetet i hapur deri më 25.01.2025.
Dëshmitë e kërkuara sipas pikës 2 të kësaj thirrje duhet të dorëzohen në formë elektronike
në postën elektronike: [email protected] dhe pastaj në formë fizike në zyrën e
protokollit në Rektorat nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Dokumentet e dorëzuar pas afatit
dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Leave a comment

Go to Top
🎓Programet 2025/26