Në bazë të nenit 15, të Rregullores për Veprimtarinë Kërkimore – Shkencore dhe Artistike
ref. nr. 846/24, e dt. 29.03.2024, Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ më datë 10.01.2025, shpall këtë:
THIRRJE Për ndarjen e çmimit vjetor “Hulumtuesi i vitit 2024” & “Artisti i vitit 2024”
Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’, ka ndarë fondin për çmimin vjetor për rezultate të
jashtëzakonshme kërkimore-shkencore brenda vitit kalendarik 2024. Nëpërmjet ndarjes së
këtyre çmimeve synohet promovimi i cilësisë në punën shkencore, si dhe të inkurajohet
ngritja në karrierë dhe shpërblimi i përpjekjeve dhe përkushtimi i hulumtuesve shkencorë
apo veprimtarisë artistike.
Këtë vit do të ndahen 4 çmime për Hulumtuesin e vitit dhe 1 çmim për Artistin e vitit në
njësitë akademike si në vijim:
- Fakulteti i biznesit: 1 (një) çmim, Hulumtuesi i vitit;
- Fakulteti Juridik: 1 (një) çmim, Hulumtuesi i vitit;
- Fakulteti për Menaxhim në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis: 1 (një) çmim, Hulumtuesi i
vitit; - Fakulteti i Agrobiznesit: 1 (një) çmim, Hulumtuesi i vitit;
- Fakulteti i Arteve: 1 (një) çmim, Artisti i vitit.
Thirrjen e plotë mund ta gjeni në këtë link.
Konkursi mbetet i hapur deri më 25.01.2025.
Dëshmitë e kërkuara sipas pikës 2 të kësaj thirrje duhet të dorëzohen në formë elektronike
në postën elektronike: [email protected] dhe pastaj në formë fizike në zyrën e
protokollit në Rektorat nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Dokumentet e dorëzuar pas afatit
dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.