Më 17 Tetor 2024, Zyra Erasmus+ në Kosovë organizoi një takim tematik të klasterit mbi Digjitalizimin në Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ky takim u përqendrua në ndërtimin e kapaciteteve përmes projekteve Erasmus+ dhe rëndësinë e digjitalizimit në përmirësimin e arsimit të lartë.
Gjatë takimit, u prezantua projekti ELEGANTS, ku u theksuan rezultatet kryesore dhe u diskutuan sfidat e përbashkëta për avancimin e digjitalizimit. Pjesëmarrësit ndanë arritjet dhe ndikimet e projekteve të tyre përmes prezantimeve të shkurtra, duke krijuar një platformë për shkëmbim të dobishëm të përvojave dhe ideve.
Ky aktivitet nënvizoi përkushtimin për të vazhduar përmirësimin e arsimit të lartë përmes inovacionit dhe teknologjisë.



