Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Takimi i radhës i Grupit Punues për funksionalizimin e Qendrës Universitare për Ndërmarrësi dhe Inovacion – UNI NOVA

Në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” u mbajt sot takimi i radhës i grupit punues për funksionalizimin e Qendrës Universitare për Ndërmarrësi dhe Inovacion – UNI NOVA, qendër e themeluar me qëllimin e zhvillimit të aktiviteteve inovative dhe të ndërmarrësisë në kuadër të misionit universitar.

Në takim morën pjesë: Gramen Taraku, Dukagjin Nishiqi, Prof. dr. Armand Krasniqi, Alma Shehu Lokaj, Mersija Kalaç Kaçamaković, Mimoza Lut dhe Luan Lulaj, të cilët diskutuan në mënyrë të detajuar draft-strategjinë për sigurimin e fondeve të Qendrës UNI NOVA.

Diskutimi i sotëm u fokusua në:

  • identifikimin e mekanizmave të qëndrueshëm të financimit;
  • modelet e partneriteteve me sektorin publik dhe privat;
  • mundësitë për përfitimin e fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • vlerësimin e kapaciteteve aktuale dhe planin e veprimit për fazat e ardhshme të funksionalizimit.

Pjesëmarrësit u dakorduan që draft-strategjia e sigurimit të fondeve të finalizohet në ditët në vijim dhe të përfshihet në dokumentin e përgjithshëm të planit operacional të UNI NOVA. Ky proces konsiderohet thelbësor për garantimin e funksionimit afatgjatë dhe të suksesshëm të Qendrës, si një ndër nismat më strategjike të Universitetit “Haxhi Zeka”.

UHZ mbetet i përkushtuar në krijimin e mekanizmave të rinj që fuqizojnë inovacionin, ndërmarrësinë dhe lidhjen e universitetit me komunitetin, tregun e punës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Shko në krye