Më 9 Shtator 2024, në sallën “Ibrahim Madhi” të Universitetit të Arteve në Tiranë, u mbajt me sukses takimi fizik i partnerëve të projektit Erasmus+ “E-Learning Gamified and Networked Training for Startupper” (E-LE.G.A.N.T.S.) i financuar nga programi Erasmus+. Çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit janë progresin e arritur deri më tani në projekt, programet e këshillimit për studentët dhe dorëzimin e planeve përfundimtare të biznesit nga grupet e studentëve, veprimet për promovimin e projektit dhe shpërndarjen e rezultateve dhe objektivat për muajt në vijim në lidhje me paketat e punës së projektit. Në takim morën pjesë koordinatorët dhe mentorët nga universitetet partnere të projektit, siç janë: Italian University Line (Itali), School of Advanced Social Studies (Slloveni), Ionian University (Greqi), Universiteti i Arteve, Tiranë (Shqipëri), Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Shqipëri), Universiteti “Haxhi Zeka” (Kosovë), Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (Kosovë), Universiteti “Mediterranean” (Mali i Zi) dhe Universiteti i Malit të Zi (Mali i Zi). Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të projektit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për inovacion dhe zhvillim të ideve sipërmarrëse.
🌟 #ELEGANTS #ErasmusPlus #Collaboration #Innovation



