Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Studentët dhe Institucionet e Universitetit Bashkëpunojnë për Hartimin e Objektivit Strategjik të Mbështetjes dhe Zhvillimit në Karrierë

Sot u zhvillua takimi në kuadër të procesit të hartimit të Planit Strategjik të Universitetit, me pjesëmarrjen e Parlamentit të Studentëve, përfaqësuesve të studentëve në Këshillat e Fakulteteve, si dhe përfaqësuesve institucionalë.

Në takim morën pjesë Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Assoc. Dr. Vjosa Hajdari, Drejtoresha e Zyrës për Çështje Studentore, Valbona Luta, si dhe Zyrtarja e Qendrës së Karrierës, Leonora Gjergjaj.

Gjatë takimit u punua në draftimin e Objektivit Strategjik – Mbështetja e Studentëve dhe Zhvillimi në Karrierë, ku u diskutuan çështje që lidhen me përmirësimin e shërbimeve për studentët, zhvillimin profesional, orientimin në karrierë, përfshirjen e studentëve në vendimmarrje dhe rritjen e cilësisë së jetës studentore në universitet.

Pjesëmarrësit dhanë komente, ide dhe propozime konkrete, të cilat do të inkorporohen në draftin e Planit Strategjik, me qëllim që dokumenti përfundimtar të reflektojë nevojat dhe interesat e studentëve.

Universiteti mbetet i përkushtuar që në procesin e hartimit të Planit Strategjik të sigurojë përfshirje aktive të studentëve dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë relevante institucionale.

Shko në krye