Risi për turizmin në Kosovë!
Pas prezantimit të Barometrit Turistik të Kosovës, në laboratorin e ideve të Universitetit “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me Terra, kemi sjellë për herë të parë guidën turistike digjitale me AI!
Platforma jonë është multigjuhëshe dhe me shumë opsione të personalizimit:Pas vetëm 1 muaji, çdo turist do të mund të krijojë guidën e tij personale për të vizituar Rrafshin e Dukagjinit – duke zgjedhur llojin e guidës (histori, kulturë, natyrë, ose të gjitha bashkë), ushqimin sipas preferencës (hallall, kosher, vegan, vegjetarian apo guzhina lokale fantastike), buxhetin, numrin e pjesëmarrësve etj.
Guidat krijohen profesionalisht nga AI e trajnuar nga Terra, me ndihmën e studentëve dhe profesorëve të Universitetit, duke përshtatur oraret dhe itinerarin sipas kërkesave tuaja.
E veçanta?Pasi të keni krijuar dhe konfirmuar guidën tuaj, sistemi ynë i mençur njofton automatikisht të gjithë partnerët:
Dërgon kërkesa tek guidat e certifikuara
Konfirmon hotelin e zgjedhur
Rezervon tavolina në restorantet e preferuara
Organizohen transporti dhe shërbimet shtesë, gjithçka në mënyrë automatike dhe të koordinuar!
Shumë shpejt, eksperienca turistike në Kosovë do të jetë më e lehtë, më e zgjuar dhe më gjithëpërfshirëse!
#TurizmiKosovar #AI #Inovacion #Terra #HaxhiZeka #RrafshiDukagjinit #BarometriTuristik #SmartTourism