Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Vizitë Zyrtare e Rektorit të UHZ-së në Komunën e Malishevës

Foto e Rektorit dhe Kryetarit të Komunës

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” (UHZ) në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi, realizoi një vizitë zyrtare në Komunën e Malishevës, ku u prit nga kryetari i komunës, z. Ekrem Kastrati.

Gjatë takimit, u diskutua organizimi i Konferencës së Tretë të FERD, si dhe mundësia e mbështetjes institucionale për këtë ngjarje të rëndësishme. Kryetari Kastrati konfirmoi përkrahjen e plotë të Komunës së Malishevës për organizimin e konferencës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes universiteteve dhe pushtetit lokal për krijimin e politikave të qëndrueshme ekonomike dhe fuqizimin e komuniteteve.

Forumi Ekonomik Rajonal – Dukagjini dhe rëndësia e tij

Ky forum, i themeluar një vit më parë në bashkëpunim me komunat e Pejës, Malishevës, Deçanit, Junikut, Klinës dhe Istogut, ka për synim fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e një platforme për adresimin e sfidave të ndryshme.

Përmes aktiviteteve të tij, forumi synon të krijojë ura komunikimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe të mbështesë iniciativa për zhvillim të qëndrueshëm.

Lini një koment

Shko në krye