Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

RAPORT EKSKLUZIV: INSTITUTI PËR SHKENCË DHE ARTE NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” IDENTIFIKON SFIDAT DHE NEVOJAT KRITIKE TË BIZNESEVE NË RAJONIN E DUKAGJINIT!

Instituti për Shkencë dhe Art në Universitetin “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin mbi indentifikimin e nevoja për industrinë e ndërmarrjeve prodhuese, shërbyese dhe tregtare në Rajonin e Dukagjinit. Një studim i thelluar, bazuar në analizën e rreth 300 bizneseve, ka nxjerrë në pah sfidat dhe nevojat urgjente që kërkojnë vëmendje të theksuar nga institucionet dhe sektori privat.  

Raporti shërben si një udhërrëfyes strategjik për autoritetet qendrore dhe lokale, duke i ndihmuar ato të hartojnë dhe zbatojnë politika më efikase për mbështetjen e biznesit. Po ashtu, studimi ofron informacion jetik për organizatat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe sektorial në Kosovë, duke i orientuar ato drejt ndihmës më të synuar dhe efektive për sektorët me nevojë më të madhe.  

Përtej impaktit institucional, ky raport ka një rëndësi të jashtëzakonshme për komunitetin akademik, duke pasuruar literaturën ekzistuese dhe duke krijuar një bazë solide për studime të ardhshme mbi zhvillimin e bizneseve dhe politikat ekonomike. Të dhënat e përfshira në këtë raport janë thelbësore edhe për bankat, institucionet financiare dhe investitorët e huaj dhe vendorë, duke u ofruar atyre një panoramë të qartë mbi sfidat financiare, mundësitë e investimeve dhe nevojat reale të bizneseve në këtë rajon.  

Ky raport do t’u shpërndahet komunave të Rajonit të Dukagjinit dhe institucioneve kyçe në vend, duke krijuar një bazë të fortë për ndërhyrje strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Pas këtij hulumtimi, ISHA/UHZ ka paralajmëruar edhe studime të tjera të thelluara mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë, të cilat do të publikohen së shpejti.  

Leave a comment

Go to Top
🎓Programet 2025/26