Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Prorektorja për Mësim Prof.asoc.dr. Alma SHehu Lokaj prezanton objektin e ri në përfundim për Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po shënon një tjetër hap të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës akademike. Në një video prezantuese, Prorektorja për Mësim prezanton objektin e ri, i cili ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe është i dedikuar për Fakultetin e Biznesit si dhe Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis.

Ky objekt modern është konceptuar për të përmbushur standardet bashkëkohore të mësimdhënies dhe studimit, duke ofruar hapësira funksionale për ligjërata, punë praktike dhe aktivitete akademike, në shërbim të studentëve dhe stafit akademik.

Përfundimi i këtij projekti përfaqëson një investim të rëndësishëm të Universitetit “Haxhi Zeka” në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

📽️ Ndiqni videon më poshtë për të mësuar më shumë rreth këtij objekti dhe rëndësisë së tij për dy fakultetet.

Shko në krye