Qëllimi dhe kohëzgjatja:
Programi i praktikës për studentë i ofruar nga BQK-ja mundëson lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Ky program zgjatë katër javë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë marrëdhënie formale pune me BQKnë. Gjatë praktikës studentët e përzgjedhur do të vendosen nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse. Në fund të praktikës, studentët do të pajisen me certifikata për kryerjen e programit në fjalë.
Afati i fundit për aplikim është 14 korrik 2025.
Për më shumë informata kliko në linkun: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2025/06/konkursi-per-praktikant-2025.pdf