Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Personeli akademik i Universitetit “Haxhi Zeka” merr pjesë në zbulimin e llojit të ri të insektit “Trichoptera” në Kosovë!

Një lloj i ri insekti nga rendi Trichoptera është zbuluar në lumin Lumbardhi i Deçanit, prej nga vjen edhe emri i llojit: Tinodes lumbardhi Ibrahimi, Bilalli &Musliu 2025.

Ky studim është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja dhe të rralla për shkencën. Pjesë e këtij punimi janë edhe profesorët nga Universiteti Haxhi Zeka, Fakulteti i Agrobiznesit (Prof. ass. Astrit Bilalli dhe Prof. ass. Milaim Musliu) në bashkëpunim me profesorë nga Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.

Ky zbulim thekson pasurinë e lartë të biodiversitetit në Kosovë, rëndësinë e ekosistemeve ujore dhe nevojën urgjente për ruajtjen e tyre.

Pikat kryesore të studimit përfshijnë aspeketet:

🔬 Taksonomike: Analiza të detajuara konfirmojnë Tinodes lumbardhi si një lloj të veçantë dhe unik, i cili deri tani ka qenë i panjohur. Në këtë studim, ai është gjetur në një rrjedhë anësore të lumit Lumbardhi i Deçanit.

🌿 Ekologjike: Roli i tij si bioindikator i cilësisë së ujit dhe shëndetit të përgjithshëm të ekosistemit.

🌍 Konservimit: Nevoja urgjente për të mbrojtur habitatet unike të Kosovës përballë presioneve antropogjene, si ndotja, ndikimi i hidrocentraleve, shpyllëzimi, etj.Referenca:
Ibrahimi H, Bilalli A, Musliu M, Geci D, Grapci Kotori L (2025) Tinodes lumbardhi sp. nov. (Trichoptera, Psychomyiidae), a new species from the Lumbardhi i Deçanit River in Kosovo. Biodiversity Data Journal 13: e143104. https://doi.org/10.3897/BDJ.13.e143104

Leave a comment

Go to Top
🎓Programet 2025/26