Në Universitetin “Haxhi Zeka” u mbajt takimi i radhës i Komisionit për hartimin e Rregullores për Performancën e Personelit Akademik, një nga dokumentet më të rëndësishme për zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë në institucion. Në këtë takim, mori pjesë edhe rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi. Anëtarët e komisionit u dakorduan që hapi i parë të jetë hartimi i Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit u dakorduan që hapi i parë në këtë proces të jetë hartimi i politikave kryesore dhe një koncept-note që do të shërbejë si bazë për rregulloren përfundimtare.
Ky proces synon të krijojë një kuadër të qartë dhe të drejtë për vlerësimin e performancës akademike, duke përfshirë kriteret e matjes së rezultateve në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe angazhim institucional. Komisioni do të vazhdojë punën në koordinim me strukturat e tjera të universitetit për të siguruar një rregullore të aplikueshme dhe në përputhje me standardet akademike bashkëkohore.
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit akademik, duke garantuar një sistem të drejtë vlerësimi dhe avancimi për stafin e tij.