Syri i Vizionit, në kuadër të projektit “E ardhmja e kohezionit” të financuar nga GCERF, në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, organizon trajnimin me temën: “Orientimi dhe Eksplorimi në Karrierë”
Qëllimi i trajnimit është të fuqizojë të rinjtë dhe studentët përmes zhvillimit të aftësive profesionale, duke i pajisur ata me njohuri, strategji dhe mjete për orientim të suksesshëm në karrierë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë aftësitë e tyre, të planifikojnë karrierën në mënyrë të vetëdijshme dhe të përgatiten për tregun dinamik të punës.
Temat kryesore të trajnimit:
- Orientimi në karrierë
- Mendimi kritik & media
- Digjitalizimi
- Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm
- Ndërmarrësia
Datat e zhvillimit: 3 – 7 nëntor 2025
Ora: 10:00 – 12:00
Vendi: Fakulteti i Biznesit, objekti A, salla A4 – Kabineti i Informatikës
Regjistrohu për pjesëmarrje këtu:
Mos e humb mundësinë për të ndërtuar rrugën tënde drejt një karriere të suksesshme dhe të qëndrueshme!
