Me qëllimin e forcimit të lidhjeve kërkimore-shkencore, arsimore dhe kulturore, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje synon realizimin e bashkëpunimit institucional dhe do të mundësojë zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve të përbashkëta që kanë interes të ndërsjellë për të dy palët.
Bashkëpunimi do të zhvillohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- Rrjetëzim dhe shkëmbim informacioni;
- Pjesëmarrje dhe aplikim për fonde të përbashkëta;
- Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta;
- Organizohet ngjarje shkencore;
- Shkëmbimi i informacionit në fusha të ndryshme;
- Bashkëpunim në projekte ndërkombëtare dhe kombëtare;
- Aktivitetet e përbashkëta në kërkimin shkencor dhe treg;
- Përdorimi i bazave të të dhënave;
- Aktivitetet e tjera me interes të përbashkët.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe bizneseve kosovare, duke krijuar mundësi për një bashkëpunim më të ngushtë dhe të qëndrueshëm. Kjo lidhje do të ndihmojë në rritjen e shkëmbimeve të njohurive dhe burimeve, si dhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i shërbejnë universitetit, si dhe sektorit privat. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët dhe hulumtuesit mund të kenë mundësi për të kontribuar në nevojat dhe sfidat reale të tregut të punës, ndërsa bizneset mund të përfitojnë nga njohuritë dhe aftësitë që ofron universiteti për të avancuar më tej inovacionin dhe produktivitetin e tyre.



