Gjatë takimit, përfaqësuesit e AKA-së njoftuan stafin akademik dhe administrativ për procesin e monitorimit që do të zhvillohet gjatë këtij viti akademik, në përputhje me Rregulloren për monitorim dhe procedurat pas-akredituese.
Qëllimi i takimit ishte informimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë për të siguruar zbatim të standardeve të cilësisë dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve akademike në universitet.
Nga AKA në vizitë ishin: znj. Shpresa Shala, Udhëheqëse e Divizionit për Monitorim; znj. Arta Kelmendi-Thaqi, Zyrtare e Lartë për Monitorim; z. Endrit Hasani, Zyrtar i Lartë për Monitorim; z. Betim Sherifi, Zyrtar i Lartë për Monitorim.
Përfaqësuesit e AKA-së u pritën nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Dr.Edmond Beqiri; Drejtoresha e Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim, znj. Gentiana Kastrati; si dhe nga Prodekanët për mësim, Koordinatorët për cilësi dhe Zyrtarët për cilësi të njësive akademike.



