Universiteti “Haxhi Zeka”, nëpërmjet Institutit për Shkencë dhe Arte, ndan 4 grante për projekte kërkimore shkencore. Përfituesit e këtyre granteve janë mësimdhënësitë e universitetit nga 4 njësi akademike me tituj të projekteve:
- Përafrimi i programeve akademike me kërkesat e tregut të punës: Një qasje e drejtuar nga të dhënat duke përdorur modelimin parashikues;
- EcoPulse – Nxitja e Inovacionit të Qëndrueshëm në UHZ.
- A është i mençur investimi në industrinë e turizmit në Pejë, Kosovë? Një hetim mbi koston dhe përfitimet e tij, dhe faktorët e kërkesës;
- Metoda inovative Eko-miqësore për reduktimin e aflatoksinës M1 në qumësht: Mbështetja e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përdorimi efikas i burimeve.
Qëllimi i ndarjes së granteve për projekte kërkimore shkencore është të mbështesë dhe stimulojë zhvillimin e dijes dhe inovacionit në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë. Për më shumë, nëpërmjet këtyre granteve synohet inkurajimi i kërkimit shkencor dhe zhvillimi i projekteve që kanë potencial të sjellin zbulime të reja, të përmirësojnë praktikat ekzistuese, dhe të ofrojnë zgjidhje për probleme aktuale.
Ndarja e këtyre granteve ndihmon në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për shkencën dhe teknologjinë, duke mundësuar avancimin e njohurive dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e shoqërisë.