Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

KRYETARI I KOMUNES SE PEJES, Z. MUHAXHERI ME EKIPIN E TIJ VIZITOJNË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” – NJË SHEMBULL I BASHKËPUNIMIT TË SHKËLQYER NDËRINSTITUCIONAL

Menaxhmenti i universitetit “Haxhi Zeka” pati sot kënaqësinë të mirëpresë Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhagjeri, i shoqëruar nga Nënkryetari z. Fatmir Asllani, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Rexhep Kurbogaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Xhenet Syka dhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim z. Naser Gega.

Vizita u realizua me rastin e përfundimit të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe shërbeu si një shprehje e qartë e mbështetjes së ndërsjellë dhe partneritetit të konsoliduar ndërmjet dy institucioneve. Delegacionin e Komunës e pritën Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Armand Krasniqi, Prorektori Prof. Dr. Edmond Beqiri, Prorektorja znj. Alma Shehu-Lokaj dhe Prorektorja znj. Vjosa Hajdari.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, ku Rektori Krasniqi, në emër të menaxhmentit dhe komunitetit akademik, shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Pejës, duke theksuar se ky institucion ka qenë gjithmonë një “derë e hapur” për Universitetin dhe një partner i pazëvendësueshëm në nisma të përbashkëta arsimore, kulturore dhe zhvillimore. Ai e vlerësoi marrëdhënien mes dy institucioneve si një model ekselent të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe arsimit të lartë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Komunës vlerësuan Universitetin “Haxhi Zeka” si një aset strategjik për zhvillimin e qytetit dhe rajonit, duke u zotuar që të thellojnë më tej bashkëpunimin në fushën e arsimit, inovacionit, kulturës, sportit dhe aktiviteteve rinore.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet dy institucioneve, duke vendosur arsimin e lartë dhe zhvillimin lokal në qendër të strategjive për të mirën e komunitetit dhe të brezave të ardhshëm.

Shko në krye