Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Konkurs për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit Haxhi Zeka

Kampus i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë

Në bazë të nenit 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,  dhe nenit 27 paragrafi 2 të Statutit të UHZ-së, Këshilli Drejtues i UHZ-së, në mbledhjen e mbajtur me 18.06.2025, mori vendim nr. 1457 dt. 20.06.2025, të shpallë Konkurs për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”.

KONKURSIT
për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë

Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:

  1. Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencore dhe të ketë gradën më së paku të profesorit të asocuar;
  2. Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.
  1.  Procedura e përzgjedhjes:
  1. Konkurimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm;
  2. Komisioni Profesional i zgjedhur nga Senati propozon listën prej kandidatëve të zgjedhur me shumicë votash, për t’u zgjedhur nga Këshilli Drejtues;
  3. Këshilli Drejtues i interviston kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim në këtë post. Në këto intervista secili kandidatë prezenton një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese;
  4. Rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propoazura nga Komisioni Profesional prej pesë (5) anëtarëve të cilin komision e formon Senati;
  5. Komisioni profesional ka për detyrë që të verifikoj nëse kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs;
  6. Këshilli Drejtues ka të drejt të refuzoj listën e  kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional duke e arsyetuar atë;
  7. Për mospranimin e kandidatëve për pozitën e rektorit, për shkak të konfliktit të interesit aplikohet ligji në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik;
  8. Rektori zgjedhet me 2/3 e votave (shumicë e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat  e Statutit të UHZ. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy (2) kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë. Në rast se asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton 2/3 e votave as në radhën e dytë të votimit atëherë përsëritet konkursi;
  9. Emërimi i rektorit bëhet për një periudhë prej katër vitesh, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Kandidatët së bashku me kërkesë duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  • Biografinë e shkurtër;
  • Çertifikatën ose ekstraktin e lindjes;
  • Dokumentin e identifikimit;
  • Kopjet e diplomave apo dëshminë mbi përfundimin e studimeve pasuniversitare, sipas rastit ( studimet jashtë vendit) dhe dëshminë e nostrifikimit të diplomave;
  • Të gjitha kopjet e dokumenteve duhet të jenë të noterizuara;
  • Vendimin/ çertifikatën apo ekuivalente të titullit akademik;
  • Përmbledhjen e përvojës akademike ( në mësimdhënie, kërkime shkencore, krijimtari artistike) dhe përvojën menaxheriale në arsimin e lartë;
  • Dëshminë që nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe që nuk ka aktakuzë të ngritur.
  • Vizionin mbi menaxhimin e universitetit.

Të drejtë aplikim kanë të gjithë kandidatët pa asnjë lloj diskriminimi, të cilët i plotësojnë kriteret ligjore të parapara për këtë pozitë.

Dokumentacioni i  kompletuar në kopje fizike duhet të dorëzohet çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në orën 16:00, në zyrën e arkivit në objektin e  Rektoratit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Rr. UQK-së 30000 – Pejë, dhe duhet t’i adresohet Komisionit Profesional të Senatit të UHZ-së.

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e  publikimit në ueb-faqen zyrtare të universitetit: www.unhz.eu, përkatësisht nga data 23.06.2025 deri më 11.07.2025, në ora 16.00.


Na osnovu člana 19. stav 1. Zakona br. 04/L-037 o Visokom obrazovanju u Republici Kosovo, te člana 27. stav 2. Statuta Univerziteta „Haxhi Zeka“ u Peći, Upravni savjet Univerziteta je na sjednici održanoj dana 18.06.2025. godine, donio odluku br. 1457 od 20.06.2025. godine, kojom se raspisuje

KONKURS
za izbor Rektora Univerziteta “Haxhi Zeka“ u Peći

Go to Top
🎓Programet 2025/26