Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Konkurs për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ushtrime në Fakultetin Juridik

Në bazë të nenin 42, 47, 48, Rregullores për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë nr. 1165/22, të dt. 23.05.2022, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur më dt. 27.09.2023, vendosi që të shpall:

KONKURS
Për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ushtrime në bazë te nevojave të njësisë akademike të Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, për  vitin akademik 2023/24

Konkursi shpallet sipas propozimeve të njësive akademike dhe atë si në vijim:

FAKULTETI JURIDIK

Bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime:

  1. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Kushtetuese – Administrative;
  2. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në adresën elektronike [email protected], duke specifikuar saktë pozitën në të cilën aplikohet.

Aplikacionet e arritura pas afatit, ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë ditë kalendarike) në https://unhz.eu, respektivisht deri me datën 10.10.2023.

Shko në krye