Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Koloneli Lorenzo Mangia viziton Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë mirëpriti kolonelin Lorenzo Mangia, Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.

Gjatë vizitës, koloneli Mangia u takua me Rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Armand Krasniqi, i cili prezantoi Universitetin “Haxhi Zeka”, duke theksuar zhvillimet e deritanishme, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe planet strategjike për të ardhmen. Rektori vuri në dukje përpjekjet e universitetit për të forcuar kapacitetet akademike dhe shkencore, si dhe për të krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik me theks të veçantë kontributin e UHZ-së në shoqëri. 

Koloneli Mangia falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur Universitetin “Haxhi Zeka” në iniciativat e tij, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe organizatave ndërkombëtare. 

Ky takim thekson vlerën e vizitave institucionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe përpjekjet e Universitetit “Haxhi Zeka” për të forcuar rolin e tij si një institucion modern dhe i hapur ndaj partneriteteve globale.

Shko në krye