Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Ftesë për Studentët dhe Stafin

Erasmus + UHZ

Sesionet Informuese për Mundësitë Erasmus+ në Itali, Francë, Gjermani dhe Austri!

Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadat e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Austrisë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në një seri sesionesh informuese që do të zhvillohen në Prishtinë, me qëllim të promovimit të mundësive për studime dhe eksperienca ndërkombëtare përmes Programit Erasmus+.

Këto sesione janë të hapura për të gjithë studentët dhe stafin e interesuar në mundësitë që ofron Erasmus+ në këto vende të Bashkimit Evropian.

📅 Programi i Sesioneve:

Dita Italiane
🗓 13 tetor 2025
🕘 09:00 – 11:30
📍 Europe House, Rruga UÇK, Prishtinë
📌 Për staf dhe studentë

Dita Franceze
🗓 14 tetor 2025
🕤 09:00 – 11:30
📍 Instituti Francez, Rruga Sejdi Kryeziu, Pejton, Prishtinë
📌 Për staf, studentë dhe organizata rinore

Dita Gjermane
🗓 15 tetor 2025
🕘 09:00 – 11:30
📍 Europe House, Rruga UÇK, Prishtinë
📌 Për staf dhe student

Dita Austriake
🗓 16 tetor 2025
🕘 09:00 – 11:30
📍 Europe House, Rruga UÇK, Prishtinë
📌 Për staf dhe studentë

⚠️ Vendet janë të kufizuara, andaj ju ftojmë që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 8 tetor 2025, duke dërguar një email në:
📧 [email protected]tregoni emrin dhe datën e sesionit që dëshironi të ndiqni. 

Shko në krye