Buletini informues Nr. 3 – Universitetit Haxhi Zeka në Pejë për periudhën maj– korrik 2025 paraqet një përmbledhje të aktiviteteve, arritjeve dhe iniciativave kryesore të institucionit. Ky edicion i buletinit informues synon të forcojë transparencën, komunikimin e brendshëm dhe informimin e komunitetit universitar dhe publikut të gjerë.
Ky buletin synon të forcojë transparencën, komunikimin e brendshëm dhe informimin e rregullt të komunitetit universitar dhe më gjerë. Në këtë edicion do të gjeni materiale dhe informacione mbi:
- Ngjarjet akademike dhe ceremonitë e organizuara në UHZ, përfshirë UNISUM 2025;
- Lançimin e Barometrit Turistik të Kosovës, një projekt i rëndësishëm kërkimor me ndikim në zhvillimin rajonal;
- Nënshkrimin e marrëveshjeve të reja me universitete dhe organizata brenda dhe jashtë vendit;
- Përparimin në ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit, si pjesë e angazhimit të universitetit në zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit;
- Promovimin e aktiviteteve studentore, projekteve ndërkombëtare dhe mobiliteteve akademike.
Ftojmë të gjithë të interesuarit – studentë, staf akademik, bashkëpunëtorë institucionalë dhe publikun e gjerë – të lexojnë dhe shpërndajnë këtë buletin, i cili reflekton vizionin e Universitetit “Haxhi Zeka” për një mjedis universitar gjithnjë e më dinamik dhe të hapur ndaj risive.
Për të lexuar Buletinin Nr. 3, klikoni këtu: