Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Aprovohet kërkesa e Parlamentit Studentor për lejimin e provimeve afati i jashtëzakonshëm

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr Armand Krasniqi me bashkëpunëtorë gjatë qëndrimit në Mal të Zi vizituan universitetin Mediteran ku u pritën nga rektori i këtij universiteti prof.dr Sava Marković.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fusha të përbashkëta si dhe pjesëmarrje aktive e universitetit Mediteran në Forumin Ekonomik Rajonal. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë e shkëmbimit të personelit akademik dhe studentëve, në veçanti për programet në gjuhën boshnjake, mundësitë e organizimit të mësimit hybrid, si dhe ato të bashkëpunimit në shkencë.

Rektori Marković shprehu interesimin e institucionit që përfaqëson për një vizitë në UHZ me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Go to Top
🎓Programet 2025/26