Afat shtesë për regjistrim bachelor njofton Universiteti Haxhi Zeka për të gjithë kandidatët që nuk kanë bërë regjistrimin në kohë, duke ofruar mundësi shtesë çdo ditë pune nga ora 09:00 deri më 15:00 në Fakultetin Juridik.
Njoftohen kandidatët e pranuar në afatin e parë dhe të dytë (plotësues) për nivelin Bachelor të vitit akademik 2021/2022, të cilët ende nuk e kanë bërë regjistrimin, se afati për regjistrim është deri më 29.10.2021. Luten kandidatët që të respektojnë afatin e regjistrimit, në të kundërtën nuk konsiderohen si studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Për të gjithë kandidatët, regjistrimi do të bëhet çdo ditë pune (e hëne – e premte) nga ora 09:00-15:00 në Fakultetin Juridik.