Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Zyra për Zhvillim të Karrierës

Rreth
ZYRës PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS

Zyra për Zhvillim të Karrierës ka për qëllim të mbështesë studentët dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në zhvillimin profesional, në gjetjen e mundësive për praktikë dhe punësim, si dhe në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme me tregun e punës dhe organizatat përkatëse.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Inicion marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UHZ-së dhe organizatave/kompanive të ndryshme për krijimin e mundësive për punë praktike dhe punësim të studentëve;

  • Organizojnë takime me stafin menaxherial, akademik dhe administrativ të UHZ-së, si dhe me punëdhënës, vizitorë të huaj e partnerë të tjerë;

  • Koordinon hulumtime dhe anketa që ndërlidhen me tregun e punës dhe zhvillimin e karrierës së studentëve;

  • Harton plane dhe programe për zbatimin e aktiviteteve të Zyrës për Zhvillim të Karrierës;

  • Përfaqëson Universitetin në konferenca, seminare, trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta që lidhen me zhvillimin e karrierës së të rinjve;

  • Ndihmon studentët dhe të diplomuarit me këshillime profesionale për orientimin në karrierë;

  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi dhe organet përkatëse të Universitetit.

Raportimi
  • Për çështje operative: raporton te Sekretari i Përgjithshëm;

  • Për çështje profesionale: raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë.

Strukturimi i vendeve të punës
  • Drejtor i Zyrës për Zhvillim të Karrierës;

  • Zyrtar për Karrierë (2).

Numri i punëtorëve
  • Zyra për Zhvillim të Karrierës ka gjithsej 3 punëtorë.

Stafi

Abedin Selimaj

Drejtor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës

Leonora Gjergjaj

Zyrtar i qendrës së karrierës

Raportet

Shko në krye