Universiteti “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin për aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, i cili përmbledh zhvillimin e tryezës diskutimore, temat e trajtuara, pjesëmarrësit dhe rekomandimet kryesore të dala nga ky aktivitet. Aktiviteti u organizua nga Qendra për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin “Haxhi Zeka”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, ekspertëve, akademikëve, organizatave të shoqërisë civile dhe studentëve.
Raporti evidenton rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin e universiteteve në promovimin e edukimit, ndërgjegjësimit dhe politikave publike që lidhen me të drejtat e konsumatorit.
