Në qytetin e Ulqinit po zhvillohet Konferenca e XVII hkencore Ndërkombëtare organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe zhvillim në Ulqin/Mali i Zi me temë: “Roli i teknologjisë dhe inovacionit në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm përballë ndryshimeve klimatike dhe planifikimit hapësinor.” Universiteti “Haxhi Zeka” për të 17-in vit radhazi është bashkëorganizator i Konferencave Ndërkombëtare Shkencore të organizuara nga IKSHZH
Në këtë ngjarje të rëndësishme, Universiteti “Haxhi Zeka” u përfaqësua nga Rektori, Prof. Dr. Armand Krasniqi, i cili në fjalimin e tij ndau me të pranishmit mendimet e tij mbi tre elemente kyçe:
- Bashkimi për forcimin e bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Rektori Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkimit të forcave mes institucioneve dhe akademikëve për të avancuar kërkimin shkencor dhe për të adresuar sfidat globale
- Njohja dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet ekspertëve dhe kontribuuesve ndërkombëtarë duke vënë theksin mbi rëndësinë e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave ndërmjet ekspertëve të ndryshëm është kyç për zhvillimin e metodave të reja dhe për përmirësimin e praktikave në kërkimin shkencor
- Bashkëpunimi ndërrajonal si një mundësi për avancimin e kërkimit dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta si mundësi për të krijuar rrjete kërkimore dhe për të adresuar sfidat që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Prof. Krasniqi theksoi gjithashtu rëndësinë e platformave të përbashkëta për kërkimin shkencor, duke inkurajuar përfshirjen dhe përshtatjen ndaj sfidave që lindin nga temat e konferencës. Ai theksoi se të dhënat e kërkimeve shkencore janë thelbësore për ndërtimin e strategjive të qëndrueshme.
Në këtë konferencë nga universiteti “Haxhi Zeka” kanë marrë pjesë gjithashtu prof.ass.dr. Anita Cucovic, prof.dr. Vehbi Ramaj, prof.dr. Hysen Nimani dhe prof.ass.dr Driton Sylqa.
Pjesëmarrja e Universitetit “Haxhi Zeka” në këtë ngjarje është një konfirmim i përkushtimit të institucionit për avancimin e dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.


