fbpx
Zëvendësministri i MASHTI-t, Dr. Dukagjin Pupovci viziton universitetin “Haxhi Zeka”

Zëvendësministri i MASHTI-t, Dr. Dukagjin Pupovci viziton universitetin “Haxhi Zeka”

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vizitoi universitetin “Haxhi Zeka”. Ai u prit nga Kryesuesja e KD të UHZ-së, Znj. Majlinda Belegu, anëtarja e KD-së të UHZ-së, Znj. Emine Avdyli, rektori i UHZ-së, prof.dr.Armand Krasniqi, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof.dr.Edmond Beqiri, u.d. sekretarja e përgjithshme, znj. Tirana Hasani dhe koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar Alma Shehu Lokaj. Gjatë takimit rektori Krasniqi e informoj shkurtimisht zëvendësministrin mbi të arriturat, problemet dhe mundësitë e zhvillimit të universitetit “Haxhi Zeka” me anë të profilizimit të gjithanshëm të tij. Prorektori Beqiri bëri një prezantim të shkurtër mbi ndërkombëtarizimin dhe ngritjen e cilësisë në UHZ, duke theksuar potencialet e UHZ-së lidhur me këto fusha prioritare të arsimit të lartë.
Më pas zëvendësministri Pupovci bashkë me menaxhmentin e UHZ mbajtën takim me dekanët e njësive akademike të UHZ-së, të cilët prezantuan kërkesat e njësive akademike përkatëse për mbarëvajtjen e proceseve akademike.
Zëvendësministri Pupovci shkurtimisht prezantoj fushat strategjike të MASHTI-t që janë: Ngritja e cilësisë në arsim; Përmirësimi i qeverisjes në IAL-të; Financimi i arsimit të lartë duke u bazuar në kontrata të performancës dhe Ndërkombëtarizimi. Ndër të tjera zëvendësministri e përgëzoj rektorin Krasniqi për punën dhe angazhimin mbi profilizimin e programeve studimore duke potencuar zhvillimin e programeve që janë të kërkuara nga tregu dhe që i shërbejnë vendit e më gjerë. Gjithashtu, z.Pupovci ritheksoj mbështetjen e MASHTI-t për zhvillim të mëtejmë të UHZ-së.

Në përmbyllje të vizitës së tij zëvendësministri Pupovci pa nga afër objektin në ndërtim të fakultetit të arteve, punimet e së cilit pritet të finalizohen për fillimin e vitit të ri akademik.

Translate »