Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Maltës fuqizojnë partneritetin strategjik

 Në prani të menaxhmenteve të dy universiteteve, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Maltës kanë ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për thellimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe Rektori i Universitetit të Maltës, Frank Bezina.

Universiteti i Maltës përbën një partner strategjik për Universitetin “Haxhi Zeka”, ndërsa ripërtëritja e marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm në vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet intensifikimi i bashkëpunimit akademik dhe shkencor, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, rritja e mobilitetit ndërkombëtar, zhvillimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i përvojave e praktikave të mira.

Për Universitetin “Haxhi Zeka”, forcimi i këtij partneriteti është pjesë e vizionit për fuqizimin e mëtejshëm të pozitës së universitetit në skenën ndërkombëtare të arsimit të lartë.

UHZ synon të zgjerojë partneritetet strategjike, të rrisë pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare dhe të krijojë më shumë mundësi për studentët dhe stafin akademik.

Ripërtëritja e kësaj marrëveshjeje konfirmon përkushtimin e dy institucioneve për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe duke kontribuar në ndërkombëtarizimin dhe avancimin e mëtejshëm të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Shko në krye