Në prani të menaxhmenteve të dy universiteteve, "Haxhi Zeka" University“ dhe Universiteti i Maltës kanë ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për thellimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i "Haxhi Zeka" University“, Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe Rektori i Universitetit të Maltës, Frank Bezina.
Universiteti i Maltës përbën një partner strategjik për Universitetin “Haxhi Zeka”, ndërsa ripërtëritja e marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm në vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Përmes kësaj marrëveshjeje synohet intensifikimi i bashkëpunimit akademik dhe shkencor, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, rritja e mobilitetit ndërkombëtar, zhvillimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i përvojave e praktikave të mira.
Për Universitetin “Haxhi Zeka”, forcimi i këtij partneriteti është pjesë e vizionit për fuqizimin e mëtejshëm të pozitës së universitetit në skenën ndërkombëtare të arsimit të lartë.
UHZ synon të zgjerojë partneritetet strategjike, të rrisë pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare dhe të krijojë më shumë mundësi për studentët dhe stafin akademik.
Ripërtëritja e kësaj marrëveshjeje konfirmon përkushtimin e dy institucioneve për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe duke kontribuar në ndërkombëtarizimin dhe avancimin e mëtejshëm të Universitetit “Haxhi Zeka”.
University “Haxhi Zeka” and the University of Malta Strengthen Their Strategic Partnership
In the presence of the management teams of both universities, the University “Haxhi Zeka” and the University of Malta have renewed their cooperation agreement, reaffirming their shared commitment to further deepening and strengthening institutional relations.
The agreement was signed by the Rector of the University “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, and the Rector of the University of Malta, Frank Bezina.
The University of Malta represents a strategic partner for the University “Haxhi Zeka”, while the renewal of the agreement marks an important step towards continuing and expanding cooperation in areas of mutual interest.
Through this agreement, the two institutions aim to intensify academic and scientific cooperation, facilitate staff and student exchanges, increase international mobility, develop joint projects, and promote the exchange of experiences and best practices.
For the University “Haxhi Zeka”, strengthening this partnership is part of its vision to further enhance its position on the international higher education stage. UHZ aims to expand its strategic partnerships, increase participation in international projects, and create more opportunities for students and academic staff.
The renewal of this agreement reaffirms the commitment of both institutions to sustainable and long-term cooperation, creating new opportunities for joint activities and contributing to the further internationalization and advancement of the University “Haxhi Zeka”.




