Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

CEREMONIA E HAPJES SË KONFERENCËS NDËRKOMBËTARE SHKENCORE “DREJT NJË SHOQËRIE INTELIGJENTE: SFIDA DHE MUNDËSI”

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt ceremonia e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”, e organizuar nga Instituti Shqiptar i Sociologjisë në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani”.

Në këtë konferencë, Universiteti “Haxhi Zeka” u përfaqësua nga Prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Alma Shehu Lokaj.Gjatë fjalës së saj në ceremoninë hapëse të konferencës, prorektorja Shehu Lokaj theksoi se bota po hyn në një epokë transformimi të përhershëm, ku inteligjenca artificiale, digjitalizimi dhe ekonomia e dijes po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe mësojmë.

Ajo nënvizoi se universitetet nuk duhet më vetëm të reagojnë ndaj ndryshimeve, por të bëhen forca që i paraprijnë dhe i udhëheqin ato, përmes krijimit të inovacionit, partneriteteve reale me industrinë dhe zhvillimit të kompetencave për të ardhmen.

Mesazhi kryesor i fjalimit ishte se universiteti i së ardhmes nuk matet vetëm me diplomat që lëshon, por me ndikimin që krijon në zhvillimin e shoqërisë dhe në formësimin e qytetërimit të ri.

Shko në krye