Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit të Punës, Karrierës dhe Turizmit 2025, që do të mbahet më 30 prill 2025 në sheshin qendror të qytetit të Pejës.
Ngjarja organizohet nga GIZ – Qeveria Gjermane, në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” dhe Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ndërsa organizimi teknik menaxhohet nga Modus.
Pse të merrni pjesë?
- Takoni punëkërkues të kualifikuar nga fusha të ndryshme.
- Promovoni mundësitë e punësimit dhe rrisni dukshmërinë e brendit tuaj.
- Lidheni me kompani dhe institucione të tjera për bashkëpunime të reja.
- Jepni kontribut në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin profesional të tyre.
📅 Data: 30 prill 2025
🕙 Ora: 10:00 – 16:00
📍 Lokacioni: Sheshi i qytetit, Pejë
📢 Siguroni vendin tuaj në këtë platformë unike për punësim dhe rrjetëzim!
📩 Për regjistrim dhe informata shtesë:
info@panairipunes.com | 📱 +383 46 55 77 66 (Viber/WhatsApp)