Në përvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Universiteti “Haxhi Zeka” reflekton mbi rëndësinë e këtij dokumenti themelor për shtetin tonë. Kushtetuta, e cila shënon rrugën drejt një shteti demokratik, të lirë dhe të drejtë, është gur themeli i vlerave që na udhëheqin si shoqëri.
Dita e Kushtetutës na kujton se çdo hap që hedhim si qytetarë të Kosovës është i lidhur me parimet e kushtetutës tonë: të drejtat e njeriut, barazia dhe shteti i ligjit. Kjo ditë na fton të vlerësojmë lirinë që kemi fituar dhe përgjegjësinë që mbartim për ta ruajtur dhe për të ecur përpara në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Në këtë përvjetor, Universiteti “Haxhi Zeka” nderon këtë dokument historik dhe angazhohet për të kontribuar në edukimin e brezave të ardhshëm për vlerat që e bëjnë Kosovën një shtet të fortë, të qëndrueshëm dhe demokratik.
Gëzuar Ditën e Kushtetutës!