Universiteti “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin “Integrimi i publikimeve shkencore në syllabuset e lëndëve”, për periudhën janar–qershor 2026, i cili paraqet mënyrën se si rezultatet e kërkimit shkencor të stafit akademik janë integruar drejtpërdrejt në procesin mësimor.
Raporti evidenton përfshirjen e publikimeve shkencore në syllabuset e programeve Bachelor, Master dhe Doktoratë, duke kontribuar në përditësimin e përmbajtjes së lëndëve dhe në ofrimin e njohurive bashkëkohore për studentët. Analiza përfshin kontributet e Fakultetit të Biznesit, Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis dhe Fakultetit të Agrobiznesit.
Kjo qasje forcon lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor dhe mësimdhënies, promovon një kulturë akademike të bazuar në kërkim dhe kontribuon në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë
