Në bazë të nenin 42, 47, 48, të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Rregullores për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në UHZ nr. 1165/22, të dt. 23.05.2022, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë në mbledhjen e mbajtur më 11.6.2026, pas shqyrtimit të propozimeve të njësive akademike, vendosi që të shpall:
KONKURS
Për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë te nevojave të njësive akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, për vitin akademik 2026/27
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në adresat elektronike:
[email protected], për kandidatët qe aplikojnë në Fakultetin e Biznesit,
[email protected], për kandidatët qe aplikojnë në Fakultetin Juridik,
[email protected], për kandidatët qe aplikojnë në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis,
[email protected], për kandidatët qe aplikojnë në Fakultetin e Agrobiznesit dhe në [email protected], për kandidatët qe aplikojnë në Fakultetin e Arteve
duke specifikuar saktë pozitën në të cilën aplikohet.
Aplikacionet e arritura pas afatit, ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë ditë kalendarike) në http://www.unhz.eu, respektivisht prej datës 13.06.2026, deri me datën 27.06.2026
